Kryetari i demokrateve Luzlim Basha akuzoi kryeministrin se po nxit përçarje mes shqiptareve. “Ky zhvatës i përbuzur nga mbare vendi, shpreson te gjeje strehe ne jug duke sulmuar veriun” shkruan Basha ne nje postim ne facebook, duke iu referuar deklaratave qe kryeministri beri gjate turit te tij ne Sarandë, per shkatërrimin e jugut gjate qeverisjes se PD-se. Ne kundërpërgjigje te këtij qëndrimi, lideri i opozitës bën përgjegjës kryeministrin per ndërtimet pa leje, qe sipas tij kane favorizuar deputetin Koço Kokedhima dhe klientët e qeverise ne tiranë dhe ne zonat bregdetare. “I tmerruar nga një popull i tere qe e njeh si përgjegjësin dhe shkaktarin e krizës me te thelle ekonomike dhe sociale ne vend, i zgërlaqur nga mosbindja civile dhe protesta qe sa vjen e rritet, ky qe ka lëne ne balte gege e toske, demokrate e socialiste, na kujton se do te gjeje shpëtim, duke i fryre përçarjes e ndasisë”, shkruan Basha ne reagimin e tij. Kryetari i demokrateve i bën thirrje qytetareve t’i bashkohen protestës se opozitës me 17 dhjetor para parlamentit ne Tiranë, duke thëne se vendimi për largimin e Edi Rames është popullor, kombëtar dhe i pakthyeshëm.
Fishekzjarrët shpërthejnë në shtëpinë e përfshirë nga zjarri në Massachusetts
Ky është momenti kur fishekzjarrët shpërthejnë brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Spencer të Massachusetts. Nuk raportohet për…