BDI-ja nuk mund të jetë çerdhe e “ORAO”-ve

Në një intervistë të H. Afrim ef. Tahirit, drejtuesit të Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI, botuar në disa portale kombëtare, me titull “MBI ANARKI NUK MUND TË NDËRTOHET ASGJË E SHËNDOSHË” në pyetjen se çka e shpëton nga turpi Shaqir Fetain, efendi Tahiri përgjigjet shkurt e qartë: DORËHEQJA

Shkruan Jasir Jashari

Fjala e mirë, e sinqertë, fjala shpëtimtare, ndonëse mund të nxirret nga goja me ton të lartë, apo duke mërmëritur, mund të duket si urdhërore, si e prerë e definitive, megjithatë, është fjalë zemre që thuhet për të shpëtuar dikë nga situata e rëndë ku ka rënë, apo për t’i dalë situatës përpara e cila rrezikon të degjenerojë deri në turp e mëkat!
E tillë ishte edhe fjala e H. Afrim ef. Tahirit me të cilën i drejtohet Shaqir Fetait në mënyrë urdhërore: “Dorëheqja! Sa më parë që të ndodhë kjo, aq më lehtë do të kalojë vetë Shaqir Fetai dhe, mbi të gjitha, do të ngelë një fije kashte e BFI-së ku mund të kapet dhe të shpëtojë nga një katandisje fatale!”
Janë qindra arsye, janë qindra fakte, janë qindra situata që të shtyjnë deri te shqiptimi i fuqishëm i kësaj fjale dejtuar këtij farë instalacioni të qarqeve nëntokësore që ditë për dite po e merr më qafë BFI-në si dhe tërë komunitetin mysliman të vendit.
Është më se e vërtetë se Shaqir Fetai u instalua në mënyrë anarkike në krye të BFI-së, e shkeli, e mohoi dhe veproi kundër çdo rreagullative të BFI-së, kundër Kushtetutës së saj, shkeli mbi çdo nen e mbi çdo germë të saj! Imponimin e vet e nisi dhe po e vazhdon në mënyrë perfide, si ai rezili kur mundohet të shpërfaqet si tërësisht i pafajshëm, për gjynah e i drejtë!
Shaqir Fetai për momentin është i dehur nga “nektari i karrierës”, ndërsa, shumë shpejt, sapo t’i kalojë kjo dehje, do të bnidet se i vetmi njeri që ia paska dashur të mirën paska qenë pikërisht H. Afrim ef. Tahiri! Sepse, efendi Tahiri, në fakt me fjalën “dorëheqje” drejtuar Shaqir Fetait, nga ai po kërkon që mos të mëkatojë më me shkatërrimin e BFI-së, mos të mëkatojë më duke u dhënë infuzion çakajve të BFI-së, mos të mëkatojë më duke e degraduar këtë Institucion deri në “çekallnicë” ku pritet për ndonjë çaj gratis, të mos mëkatojë më duke e përdorur këtë Institucion si miniere të okupuar ku kanë të drejtë të nxjerrin minerale për vete vetëm ata që ia puthin këmbët Shaqir Fetait! Sa më parë që të japë dorëheqje Shaqir Fetai aq më shpejt do të stopohet dezorganizimi i xhemateve tona, aq më pak do të ketë matrapasllëqe në emër të fesë! Tashmë krejt bota myslimane e di që Shaqir Fetai është shndërruar në “kumarxhi” dhe BFI-në e ka shpërfytyruar në tavolinë kumari ku u jepet e drejta për të fituar të gjithë që ulen rreth tavolinës por që, që të gjithë janë të vetedishëm se mund të fitojë vetë Shaqir Fetai!
Me largimin urgjent të Shaqir Fetait, vetë ai do të arrijë të ndërgjegjësohet shumë shpejt e të kuptojë se ka qenë mashë në duart e huaj, se ka qenë alet që ka dëmtuar Institucionin, se ka qenë “matrapik” që ka goditur pa dhimbje në themelet e BFI-së! Do të trishtohet deri në vetëvrasje por, megjithatë, do t’i falënderohet Zotit si dhe të gjithë atyreve që janë bërë sebep që ai të largohet sa më parë, sepse, sa më gjatë të qëndrojë në BFI pasojat do të jenë katastrofale për këtë Institucion dhe për myslimanët! Për këtë të vërtetë tashmë është i vetëdishëm edhe vetë Shaqir Fetai!
Shaqir Feai është bërë temë debati për mbi 1700 analizave, komenteve, shkrimeve gaztareske, të cilat e kanë zbërthyer edhe ADN-në e tij, e cila i del e degraduar nga injektimi i viruseve anikombëtare e anifetare! Shaqir Fetai nuk guxon më, asnjë minut, ta gënjejë vetëveten si dhe “bashkëveprimtarët” e vet! U dëshmua kohëve të fundit se Shaqir Fetai është bërë njeriu më i urryer në Maqedoninë e Veriut: mijë e mijëra komente e prononcime të myslimanëve të vendit kundër tij! Ai duhet të ndalojë më me praktikën idiotike të tij, duke i sjellë nëpër kabinet të njëjtët njerëz e fytyra që i përdor si “përkrahës të flaktë” të tij! Shaqir Fetai nuk duhet nga askush, nuk respektohet nga askush, madje as nga familjarët e tij të cilët tashmë kanë hequr dorë nga ky karrierist i verbuar dhe e kanë lënë që të zhytet në mëkat ditë e më shumë.
Shaqir Fetai e ka të kotë përpjekjen që po ua shpreh disa “bashkëveprimtarëve” të tij duke u thënë se mos të mërziten fare sepse na e paska përkrahjen e Ali Ahmetit si dhe të BDI-së!
Nëse kjo rrenë e Shaqir Fetait na del e vërtetë, atëherë, unë, autori i këtij shkrimi, me familje shumë të gjërë e me ndikim, me shokë e miqasi të sinqertë, të gjithë votues dhe “militantë” të BDI-së e të Ali Ahmetit, publikisht prononcohem se do ta bojkotojmë këtë parti dhe liderin tonë! Unë po e bëj pubike, kurse kështu si unë ka shumë në RMV, ndaj, të mos lejohet që për një plesh të kallet tërë jorgani, për një skrajë pas shiu të hiqet dorë prej demave të majmë! Nuk mundet që gomari t’i prijë karavanit të deveve! Unë dhe familja ime, miqësia dhe shokët, i garantojmë fitore spektakolare Ali Ahmetit dhe BDI-së në fshatin tim! A mund ta garantojë këtë Shaqir Fetai, i cili mashtron se është BDI ndërsa kjo parti në katundin e tij humbë vazhdimisht. Pastaj, rrenë Shaqir Fetai, sepse BDI-ja kurrë nuk ka qenë, nuk është dhe nuk mund të jetë çerdhe e shaqirave! Prandaj – dorëheqje që ta ruajmë eko-habitatin tonë kombëtar e fetar!

Leave a Reply