BE dhe Liga Arabe kundër hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Liga Arabe ka reaguar pasi Izraeli zyrtar paralajmëroi hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Ahmad Aboul Gheit, deklaroi se kjo është e paligjshme.

“Çdo vendim për hapjen e një ambasade në Jerusalem është i paligjshëm sepse qyteti ishte nën okupim dhe, për këtë arsye, nuk mund të pres ndonjë mision të tillë diplomatik”, deklaroi Gheit.

BE vendimin e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem e kanë konsideruar vendim fatkeq.

Leave a Reply