Policia e Beratit është vënë në kërkim të dy adoleshentëve, pas alarmit të marrë se dy të rinjtë janë zhdukur teksa po laheshin në lumë.
Adoleshentët janë 15-16 vjeç. Raportohet se ata ishin duke u larë në vendin e njohur si “Pllakat” në lumin e Osumit.
Policia e Beratit njofton se ka nisur kërkimet për gjetjen e të rinjve, ndërkohë që janë informuar edhe polumbarët e RENEA-s, për të nisur kërkimet.