Kosovë, Haradinaj kërkon zgjedhje të parakohshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e sheh te zgjedhjet e reja zhbllokimin e situatës në të cilën ndodhet Kosova. Sipas kryetarit Haradinaj, PDK-së dhe LDK-së  i duhet tashmë ndihmë nga AAK, pasi sipas tij, dy partitë e koalicionit qeverisës janë në vështiresi.

“Sot mund t’u them këtyre dy partive se jeni në vështirësi, keni nevojë për ne, për Aleancën. Pse janë në vështirësi? Sepse që nga momenti kur i kanë marrë përgjegjësitë janë bllokuar, Kosova nuk ka bërë asjë hap përpara. Ata që dje na kritikuan, na thanë se jemi bllokues të proceseve, se nxjerrim kushte, ata kanë neojë për ne. A mund t’ju ndihmojmë ne këtyre dy partive? Mundemi, por duke shkuar në zgjedhje. Pra, ne kemi një ofertë për këto dy parti, të shkojmë në zgjedhje”, u shpreh Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.

Këto komente, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i bëri gjatë mbledhjes konstituive të Këshillit Drejtues të AAK-së, ku edhe u zgjodh kryesia e re e kësaj partie me 60 anëtarë, ndërsa 25 anëtarë janë për herë të parë pjesë e kryesisë.

Këshilli Drejtues zgjodhi Ardian Gjinin nënkryetar të parë të AAK-së, ndërsa Ahmet Isufi, Donika Kadaj-Bujupi, Pal Lekaj dhe Gazmend Abrashi janë zgjedhur nënkryetarë.

Leave a Reply