Berisha falenderon DASH dhe Trump: Nuk mbështet vendimet e Biden

Kryedemokrati Sali Berisha, në një deklaratë për mediet ka reaguar lidhur me lajmin se Departamenti Amerikan i Shtetit e lejon të udhëtojë në SHBA. Lajmi u publikua disa orë më parë nga gazetari i Politico, Marc Caputo, i cili njoftoi në llogarinë e tij në platformën “X” se Departamenti Amerikan i Shtetit ka lejuar Sali Berishën të udhëtojë për në SHBA.

Vote PD Banner

Kryedemokrati vlerësoi qëndrimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, i drejtuar nga Marco Rubio.

Berisha deklaroi se ky vendim është një përgjigje ndaj përpjekjeve, sipas tij, të kryeministrit Edi Rama për të eliminuar opozitën nga skena politike e Shqipërisë. Sipas Berishës, ky është një sinjal i qartë se përpjekjet për të ndëshkuar opozitën konservatore përmes politizimit të politikave të jashtme janë të pasuksesshme.

Berisha: Lajm rajonal i Shqipërisë, por dhe në botë, është lajmi në të cilin DASH i SHBA-së i drejtuar nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shpreh qëndrimin e tij në përgjigjen e dhënë një gazetari të njohur, se ai nuk përkrah dhe nuk mbështet vendimet politike, apo qëndrimet politiziuese të administratës së Biden, në këtë rast për Sali Berishën. Në këtë mënyrë DASH jep përgjigjen më të fuqishme atyre përpjekjeve që u bënë për një Shqipëri pa opozitë nga Edi Rama në mendësinë e etërve të tij, Xhorxh Soros dhe Antoni Blinken.

Ky vendim i një rëndësie të madhe, shkëputjes dhe mospranimit të vendimeve politizues, përpjekjeve të administratës së mëparshme që për shkak të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Sorosit, të ndëshkonin opozitën konservatore, përfunduan njëlloj si ai firmosi, aty ku e kanë vendin. Me këtë rast, unë falënderoj DASH, sekretarin Rubio, administratën e re dhe presidentin Trump për këto qëndrime jashtë zakonisht të rëndësishme, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të ekstremit të majtë, kundër vendimeve të forcave antidemokratike, të majta në Shqipëri dhe kudo në botë.

Ky vendim është gjithashtu një shpërblim i madh për të gjithë ata demokrate e demokratë që në kushtet më të pazakonte qëndruan për kauzën e drejtë, qëndruan për të vërtetën, e cila vonon, por nuk harron. Ky vendim nxjerr edhe njëherë para shqiptarëve dhe botës, fytyrën e shëmtuar të atyre që morën përsipër një akt të tillë, që vendimet politike të godisnin opozitën konservator në Shqipëri.

I pyetur nëse është hequr “non grata” Berisha u përgjigj: Non grata është konsideruar vendim politik. Është dënuar, është dënim i atij vendimi. Është tjetër kur shqyrtohet dhe bëhet kjo apo ajo qëndrim, por është shpallur “vendime të politizuara të administratës Biden”. Pra është e pashpresë.

Leave a Reply