PD: Po manipulohet vota në Greqi, persona të panjohur po marrin zarfet. SPAK të hetojë skandalin

Partia Demokratike denoncoi sërish parregullsi në procesin e votimit të shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Drejtuesja politike për diasporën, Jozefina Topalli, në një komunikim me gazetarët deklaroi se opozita ka marrë vazhdimisht informacione se në shtetin fqinj, persona të paidentifikuar po marrin zarfat me fletën e votimit që u përkasin qytetarëve dhe po votojnë në emër të tyre. Topalli ashpërsoi tonet, duke akuzuar mazhorancën për manipulim të procesit zgjedhor në Greqi.

Vote PD Banner

“Kapitull i një krimi zgjedhor dhe manipulimi politik i votës në Greqi. Marrja e votës nga persona të paidentifikuar e bën të pavlefshme votën”, tha Topalli, Drejtuese Politike për diasporen.

Sipas opozitës, shkelja e Kodit Zgjedhor është masive në Greqi:

“Persona të paidentifikuar marrin zarfat e votimit pa asnjë dokument identifikimi, votojnë aty. Nëse një votë hidhet në një lokal lojërash fati pa firmë…”

PD i ka kërkuar zyrtarisht KQZ-së të bëjë audit për votën e shqiptarëve në Greqi, ndërkohë që i bëri thirrje OSBE-ODIHR të vëzhgojë procesin në shtetin fqinj:

“SPAK-u të hetojë kush janë ata që po përdorin, po kryejnë veprime ekstraligjore e po marrin votën pa firmë, votën e shqiptarëve.”

PD denoncoi edhe një tjetër parregullsi me votën e diasporës. Sipas saj, janë më shumë se 100 raste ku votuesit e kanë emrin edhe në listën e diasporës, edhe në listën e zgjedhësve brenda vendit; duke krijuar dyshime se ata mund të votojnë dy herë.

Leave a Reply