“Do marrim rezultatin që të gjithë do habiten”
Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore me kandidatët e vetë. Por në pamundësi për t’u përfaqësuar me siglën e Partisë Demokratike, ai po shqyrton mundësinë për të dalë së bashku me aleatët në një koalicion ose me kandidatë të pavarur.
Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, tha se të dyja këto mundësi po vlerësohen nga ekspertët dhe pritet të merret një vendim shumë shpejt.
“Aleancë apo koalicion partish dhe tjetra është një komision mbështetësh për kandidatët dhe mbledhja e firmave. Do vendoset në 40 ditët në vijim se cila formë do të përdoret. Një gjë është e sigurt që PD do të marri pjesë në këto zgjehdje dhe do ketë një rezultat që ju do habiteni”.
Sa i përket bashkëpunimit zgjedhor, ai tha se është në bisedime me të gjitha partitë e tjera opozitare.
“Në dy ditët e ardhshme do vendoset se jemi në negociata. Aleatët shpirtërisht janë me Partinë Demokratike. Të gjithë janë me PD. Kemi diskutuar perspektivën e një bashkëpunimi të gjithanshëm”.
Po a do jetë edhe LSI pjesë e këtij bashkëpunimi zgjedhor?
“Jemi në diskutime”.
Berisha bëri të ditur se grupimi që ai drejton do të përfaqësohet me kandidatët më të mirë që do të zgjidhen përmes primareve.
“Po aplikoj standardin që kemi mishëruar në statut. Ditën e dielë do të jenë primaret”.
Përballë tha se në këto zgjedhje do të ketë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.
“Opozita e vërtetë përballet me narkoqeverinë dhe peng Bashën. Siç e dini ndërtesa dhe logo janë të konfiskuara nga narkoqeveria. Se kush e përfaqëson PD-në është përcaktuar më 11 Dhjetor dhe 18 Dhjetor”.
Duke iu referuar sondazheve, ai tha se Basha është në nivelet më të ulëta të mbështetjes.
Sa i përket ngjarjeve të 8 Janarit në selinë e Partisë Demokratike ai tha se ishte e dhimbshme ta shihje PD-në të blinduar.
“Aspak e dhimbshme ishte ajo, e dhimbshme ishte ta shihje PD të blinduar”.
Por a ndihet mirë Berisha për atë ngjarje?
“Që nuk pati asnjë të gërvishtur kjo më qetëson