Sali Berisha zhvilloi këtë të premte konferencën e përjavshme për shtyp.
Ai iu përgjigj pyetjeve të shumta të gazetarëve, ku ndër to ishte edhe ajo për unifikimin e deputetëve të PD-së, pas disa mbledhjeve të zhvilluara së bashku.
Së pari, Berisha sqaroi se sekretari i Përgjithshëm i PD-së është Flamur Noka, ndërsa Gazment Bardhi është kryetar i grupit parlamentar.
Sipas Berishës, deputetët po shkojnë drejt bashkimin nëpërmjet një procesi serioz dhe që është mirëpritur mes demokratëve.
“Sekretari i Përgjithshëm i PD është zoti Flamur Noka. Zoti Gazment Bardhi është kryetar i grupit parlamentar dhe po shkojmë drejt bashkimit. Po ecim, siç keni vënë re ju, një proces serioz dhe një proces që ka një mirëpritje të gjerë nga demokratët”, tha Berisha.