Pasi e shpalli armik, Edi Ramës i bëri edhe të parin paralajmërim nëse prek sërisht votën e lirë.
“Rama do trajtohet si armik i votës së lirë dhe kurrë nuk do të prekë votën e shqiptarëve. Kjo është e prerë. Edi Rama është demon dhe do trajtohet si armik i votës së lirë, ta provojë.
Jo vetëm largimin nga karrigia e kryeministrit, por kreut të qeverisë i tregoi qelinë e burgut që tha se e pret për vjedhjet që u ka bërë në 9 vite qeverisje shqiptarëve.
“Kam kërkuar që për kryeministrat të hiqet çdo formë parashkrimi. Ky ligj do hyjë në fuqi dhe do jetë ndër ligjet e para që do vendosë PD kur të vijë në pushtet. Kur vjedh, duhet të shkojë në burg.”
Nuk ka ndërmend të ndalet në betejën e nisur me shqiptarët deri në largimin e Kryeministrit Rama.
“Largimi i Ramës është objektivi i këtij revolucioni. Po nuk iku, do ta heqin. Do vijojë në format e tij derisa në fund do kalojë, qytetarët në shesh deri në realizimin e qëllimit të tyre, misionarët në shesh deri në realizimin e qëllimit.”
Pa ironizuar nuk la edhe heshtjen e kreut të qeverisë për protestën e opozitës.
“Protesta ia ndau frymën, e tmerroi. Kishte dalë në një nga këto anësoret e rrugës dhe çfarë thoshte, dëgjojeni vetëm monologun e tij. Kaluan amerikanet këtu dhe u mahnitën, rruga 10 metra e gjerë. Se ca kishte ajo rruga vetëm ai e di”.
Të gjithë atyre që iu bashkuan thirrjes së tij në protestë dhe skeptikëve u premtoi se pas ardhjes në pushtet axhenda e tij do jetë liria dhe mirëqënia për shqiptarët.
“Në një mandat të ri, Sali Berisha do i bënte shqiptarët të harronin Sali Berishën e dytë. Nuk do kishte mjerim, do kishte një minimum jetik. Do kishte një transformim rrënjësor të sistemit të arsimit, të sistemit të shëndetësisë dhe të dinjitetit të njerëzve.“
Krahas qytetarëve pa falenderuar nuk la edhe deputetët e grupit parlamentar që iu bashkuan protestës, teksa akuzoi sërish Enkelejd Alibeajn si vegël në duart e kryeministrit.