Skandaloze: BFI-së vitin e kaluar i mbetën 100 lopë kurban pa therë, sa besimtarë mbetën pa kurban

Vjet rreth 100 kurbanë nuk janë therur?!

Si pasojë e mospranimit të diplomave të Medresesë nga ana e fakulteteve publike në vend, interesimi i nxënësve për t’u regjistruar në Medresenë Isa Beu ka filluar të pësojë një rënie rapide. Po flitet se interesimi i sivjemë do të jetë katastrofal, kurse turrja e BFI-së pas përfitimit prej kurbanëve është gjithnjë e më i madh. Bashkësia “fetare” e Shaqir Fetait këtë vit ka caktuar çmim prej 150 euro për një kurban! Pra, ata që dëshirojnë të therrin kurbanë dhe nuk kanë hapësirë (sidmos nëpër vendbanimet urbane) pagesën e kurbanit mund ta bëjnë në BFI, por në lartësi prej 150 euro, ose mund ta blejnë edhe nën këtë çmim dhe ta dorëzojnë në Medrese, apo nëpër Myftini!
Kështu ka qenë gjithnjë, që kur ekziston Medresja “Isa Beu”. Megjithatë, asnjëherë nuk ka qenë kaq shtrenjtë, asnjëherë nuk ka qenë diferenca kaq e theksuar në mes të çmimit të kurbanëve që i therrin shoqatat e ndryshme në vend dhe BFI-së! Kjo flet se, kryesia e BFI-së prej kurbanëve synon dy prfitime: të sigurojë mish për medresantët por edhe të sigurojë para, të cilat, në emër të Medresesë “avullohen”, ose të paktën nuk bëhen transparente!
Askush nuk di se ku shkon ai fitim i parave dhe pse është nevojë që kjo të bëhet në emër të kurbanëve! Le ta marrim të mirëqenmë çmimin prej 110 eurove!
Në BFI çdo vit mesatarisht paguhen rreth 6000 mi kurbanë, që nënkupton rreth 860 lopë, ose me çmimin e këtij viti, rreth 900 mij euro! Nëse këta kurbanë do të kushtonin mesatarisht nga 110 euro, aq sa po i ofrojnë shoqatat e ndryshme humanitare, atëherë ky numër kurbanësh do të duhej të kushtonte rreth 660 mij euro. Shndërruar në lopë, 860 lopë, ndërsa sipas çmimit të BFI-së do të duhej që një lopë të kushtojë 1050 euro, pra, gjithsej rreth 900 mij euro. Megjithatë, një lopë e pranueshme për kurban sipas kritereve të BFI-së (mesatarja për kok jo mbi 400 kg. masë e gjallë) sot nuk mund të kushtojë më shumë se 700-750 euro. Sipas kësaj BFI-ja po të fitont në lopë nga 300 euro ose gjithsesj rreth 300 mij euro!
Ata që i paguajnë këta kurbanë, ata që pranojnë ta ndihmojnë BFI-në, as që dinë se sa para ndahen anash nga kurbanët e tyre dhe se ku do të shpenzohen të gjitha. Ky është menaxhim transparent, kjo do të thotë shtim të besueshmërisë ndaj Medresesë dhe përgjithësisht, ndaj BFI-së. Me vetë faktin që këto fitime as që përmenden dhe as që dihen, kjo do të thotë se hapen të gjithë “ventillat” për t’i mbushur xhepat e thella dikush nga BFI-ja! Nga ana tjetër, në BFI flitet se ka ndodhur nëpër vite, siç ka ndodhur edhe në vitin e kaluar që, në çaste të fundit vjen kërkesa për një numër të konsiderueshëm kurbanësh, kurse BFI-ja, ndonëse e pafuqishme që ta çojë amanentin në vend, i merr paratë ndërsa nuk ia del t’i therrë kurbanët! Flitet se vetëm vitin e kaluar i kanë ngelur rreth 100 lopë, apo 700 kurbanë të paguar që nuk i ka therrur! A nuk është ky një manipulim, një keqtrajtim dhe një krim i pafalshëm që bëhet ndaj myslimanëve? Abuzime dhe vjedhje tjetër që i bëhet kurbanëve është edhe në shpërndarjen e mishit të saj. Një gjë e këtillë është dëshmuar edhe nga vet lajmet kontraverse që janë publikuar lidhur me tonelatat e mishit të shpërndarë. Thjesht nuk përputhen shifrat !
Këto dyshime do të eliminoheshin vetëm sikur BFI-ja do t’i ftonte të gjitha organizatat humanitare në vend, që t’i tërheqnin ato mishin e kurbanëve, vetë ta paketonin dhe vetë ta shpërndanin. Ky po që do të ishte humanitet për të cilën do të kontribuonin të gjithë, shpejt dhe në mënyrë shumë më efikase. Edhe transparenca do të ishte shumë më e madhe. Nuk i ka ngelur bashkësisë “fetare” që të bëjë humanitet me mishin e donuar, me kurbanët e falur për Medresenë! BFI-ja një herë e përgjithmonë duhet që të jetë e sinqertë me besimtarët e vet: të dalë me një përllogaritje të përafërt për nevojat e medresesë në mish dhe të kërkojë vetëm aq kurbanë sa do të jenë të nevojshme për një vit për nxënësit e Medresesë. Dhe jo të kërkojë, të mbledhe sa më shumë para, të vjedhë kurbanë, të mos i therrë ato dhe në fund, edhe të “shesë” humanizëm! Ose të dalë me nevoja saktësisht të precizura për mish kurbani, ose të thotë që na jepni kurbanë për Medresenë si dhe për BFI që, të paktën, një herë në vit, të tregohemi edhe si “institucion humanitar”!
Në shtetet e mirëfillta tërë kjo hajni institucionale do të sanskionohej sidhe nxjerrje para drejtësisë për personat e përfshirë! Askush nuk mund të jetë mbi ligjet dhe të luaj me dinjitetin dhe integritetin e qytetarëve, qoftë kjo edhe në emër të fesë. Vjedhja e qytetarëve në emër të fesë do të duhej të ishte rreptësisht e sanksionueshme pavarësish nëse vendimet do të ishin të një “institucioni sekular”!
Ndryshe krahas kësaj bashkëpjesmarës në këtë krim të organizuar institucional janë të përfshirë edhe Hoxhallarët dhe Myftinjtë të cilët edhe sipas ligjit edhe sipas fesë nëse ndihmojnë në të keqe janë po aq fatjtorë sa ai që e bën të keqen.(TOP24)

Leave a Reply