BFI-ja bojkoton Familjen Jashari

Këto ditë, Komuna e Tetovës shpalli qytetar nderi Bacin Rifat Jashari! Gjatë kësaj ceremonie, ajo që ra në sy ishte mungesa e parisë fetare nga BFI-ja, ndonëse, sipas autoriteteve komunale, kanë qenë të ftuar si nga niveli qendror po ashtu edhe nga ai lokal. Thjesht, Familja Jashari u bojkotua nga BFI-ja, respektivisht nga Shaqir Fetai

Nga Ilir Topi

 

Shaqir Fetai, shund instalacioni i pushtetit maqedonas në krye të BFI-së, paska prezantuar në eventin politik të organizuar në “Klubin e Deputetëve” me rastin e tejkalimit të problemeve bullgaro-maqedonase që rezultoi me miratim të ofertës franceze për nismën e bisedimeve për inkuadrim të shtetit në BFI!

Shaqir Fetai e pranon edhe konvertimin, vetëm të pranohet si “lider”

Opozita maqedonase por edhe përfaqësus fetarë ortodoksë nuk prezantuan në këtë “festë nacionale”! Z. Z. Stefani, kryetari i KOM-it, nuk prezantoi, sepse nuk kishte dashur ta legjitimojë, sipas tij, padrejtësinë që po i bëhet popullit maqedonas me këtë “ofertë franceze”! I pyetur Shaqir Fetai se si e ka ndjerë veten i vetmuar si lider fetar në këtë event, kishtë thënë se “e kupton opozitën, ndërsa ne të pushtetit patjetër duhet të jemi në evente të tilla”! Shaqir Fetai veten e konsideron “pushtet”! Pra, me vetëdëshirë përfshihet në atë “klub” politikanësh që nuk ia akreditojnë Medresenë, nuk ia ndërtojnë Xhaminë në Prilep e në Llazhec, nuk ia ruajnë “higjienën fetare” duk lejuar dhe stimuluar paraqitjet dhe regjistrimin e turlifarë religjioni që veprojnë në emër të islamit, nuk e njohin gjuhën shqipe si gjuhë por vetëm si të folur e 20 përqindëshit etj. Nuk e ka dert Shaqir Fetai, e legjitimon krejt këtë padrejtësi dhe këtë diskriminim vetëm e vetëm që të paktën, të tjerët nëse jo myslimanët, ta pranojnë si “lider fetar”!

I sëmuri për pak “liderizëm”

Shyqyr që myslimanët e Maqedonisë së Veriut nuk e patën kuotën prej 100 mij kandidatëve për të shkuar në haxhillëk! Sepse, çfarë do të bënte Shaqir Fetai me 100 mij duar! Do t’i përshëndeste të gjithë?
A e keni parë se si Shaqir Fetai, ky farë folkloristi provincial, nuk mundet të dalë përtej budallakisë së vet! Shaqir Fetai mendon se do t’ia dalë të përfitojë pak simpati me gjestet e tij abnormale! Dhe, e dyta, do të mendojë se do t’ua dalë që t’i kamuflojë disi vjedhjet që ua bëri haxhilerëve të sivjemë duke ua ngritur çmimet në stratosferë!
Doli në aeroport dhe i priti të gjithë, duke u folur një për një për dore! A mos i pati të thirrur në dasëm, apo, mos i erdhën në ndonjë vaki ngushëllimi, apo, cili ishte halli i Shaqir Fetait që t’i presë haxhilerët ndërkohë që familjarë të shumtë kishin dalur në aeroportin e Shkupit për t’i pritur haxhilerët që ktheheshin nga kryerja e një obligimi fetar, të cilët, thuase ishin për interes të Shaqir Fetait dhe ky tashmë e ndjente obligim që t’i presë e t’i përshëndesë që të gjithë, për dore!
Pse nuk i përshëndet për dore të gjithë ata që ia japin fitrin, zeqatin, të gjithë ata që paguan kurbanë. Sepse, të gjithë ata janë një, persona më vete, nuk janë, për shembull 900 pagues të fitrit që njëherëzi do të paguajnë në BFI që të përshëndeten për dore nga Shaqir Fetai!
Pra, Shaqir Fetai pati nevojë për diçka tjetër, për disa pamje që ia tradhëtuan “sinqeritetin” prej hipokriti! Shaqir Fetai e dinte se qindra vetë, familjarë e të afërm, do të dilnin në aeroport për t’i pritur grupin e parë, të dytë, të tretë! Para tyre do të defilonte Shaqir Fetai duke i përshndetur me dorë, si ajo “përshëndetja hitleriane” e liderçiçëve autoritarë. Për këtë pamje kishte nevojë Shaqir Fetai, sepse, diku do t’i shitet gënjeshtra se si dalin myslimanët dhe e presin Shaqir Fetain! Tashmë është konstatim i pamohueshëm se Shaqir Fetai është shumë rëndë i sëmurë për pak “liderizëm”, të cilën e inskenon edhe në këtë mënyrë, në emër të islamit! Pisave as turp nuk u vie!

Hajnat gjithnjë përpiqen t’i mbulojnë gjurmët

Shaqir Fetain e ke gjithkund ku është pushteti politik! Aty ku nuk është, nuk mund ta gjeshë as Shaqir Fetain. Me këtë rast, iu mundësua edhe realizimi i amanetit (!) për ta bojkotuar Familjen Jashari! Cila është arsyeja e mungesës së Shaqir Fetait në eventin ku nderohet pjesëtari i Familjes që u shndërrua në simbol mbarëkombëtar? Mund të ndodhë dhe, në të tilla raste dërgohet njeriu i dytë, apo, një prej organeve kryesore të rijasetit, dhe jo përfaqësues sektoresh të parëndësishëm e të papërfillshëm!
Shaqir Fetai nuk ka qenë në eventin e organizuar nga Komuna e Tetovës por ama mundohet t’ia vjedh eventin! Nuk ka aktivitete, nuk ka informacion! Prandaj, mezi presin që të vjedhin aktivitete të huaja dhe t’i plasojnë në paçavurën e vet si akivitete të BFI-së! Fiks 24 orë pas përfundimit të programit të përgatitur nga kjo Komunë me rastin e shpalljes Qytetar Nderi të Tetovës Bacin Rifat Jashari, “akademikët” e Shaqir Fetait publikojnë lajmin në fb të BFI-së ku tregojnë se paska pasur përfaqësues nga BFI në këtë ceremoni dhe se, me këtë rast “sonte do të mbahet koncert në sheshin…”! Kur sonte? Koncerti u mbaj 24 orë para “informacionit” plagjiaturë të BFI-së!
BFI-ja, ndonëse 24 orë me vonesë, i informon të gjithë qytetarët e vendit se do të ketë koncert ku do të marrin pjesë muzikantë nga Shqipëria, Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut!
Epo kur të mbulon turpi dhe harami, bëhesh edhe “pronar” i budallakinave më iditike që mund të manifestohen, edhe atë, në emër të islamit! Kjo mund t’i ndodhë vetëm Shaqir Fetait, i cili, me vite e vite dëshmon parreshtur se nuk i intereson asgjë që i përket islamit dhe shqiptarisë!(BotaPress)

Leave a Reply