BFI-ja E SHAQIR FETAIT PASQYRË E IMORALITETIT TOTAL

A janë normal more këta të BFI-së së Shaqir Fetait? E patë dje skenografinë në oborr të BFI-së. Për turp, o Zot! Një foltore, prapa saj nja tre kriminelë që “rrëfejnë” humanizëm dhe prapa tyre nja dhjetë pako nga kontigjenti prej 4000 pakove donuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Dijanetit turk. Atmosferë përurimi të gurthemelit të ndonjë objekti me rëndësi historike! Flasin me radhe, njeriu i pushtetit, njeriu që zhdukë vakëfin si dhe njeriu i bastoreve që ka vendosur të merret me “humanitet”! Përurojnë vjedhjen e kontributit të huaj!

A i duhet gjithë ky spektakël i poshtër njerëzve imoralë! Vetëm sa për të dëshmuar se janë gjallë, edhe pse vegjetojnë kot e kot?
BFI-ja e Shaqir Fetait i ka dalë për zot se do të organizohet teknikisht për t’i shpërndarë ndihmat për të varfërit e vendit, të cilët na qenkan evidentuar nga imamët dhe mexhlisi i xhemateve. Këto ndihma është dashur që t’u shpërndahen mexhliseve të xhemateve dhe këta, në mënyrë të fshehur, brenda natës t’ua dërgojnë skamnorëve më të rëndë. Pse brenda natës, pse pa i parë askush? Pse pa marrur vesh askush? Sepse aq shumë të varfër kemi sa, me këtë “transparence” Shaqir Fetai vetëm sa po zhvillon një antipropagandë kundër BFI-së. Me dhjetë pako që shënojnë simbolikisht “nismën e aksioneve humanitare” nuk je në krye të detyrës!
Thanë se, do të dhurojnë ndihma gjatë tërë vitit. Po kush i ka penguar që tërë këtë vit mos të japin ndihmë qoftë një pako makarona?
Mos luani me dinjitetin e fukarave o maskarenj, o të pafytyre, o të përzgjedhurit e djallit për t’u bërë rezil!
Mos u mundoni të përfitoni pikë nga humanizmi i të tjerëve dhe mbi kurriz të skamnorëve, ju që u shqepët duke i mbushur xhepat nga shteti e mileti. Jepni pak edhe nga xhepi i juaj e jo vetëm nga djersa e popullit vëlla turk, apo, nuk po ju ngelet asnjë kaci dhe, të cilat po i shpenzoni nëpër bastore e nëpër Brezovicë me dashnore! Madje i thonë vetes edhe hoxhallarë! Phu!

 

Leave a Reply