Biografia nuk mbulohet me xhingla-mingla

Kush janë ata të cilët i thërret Shaqir Fetai që ta vizitojnë? Kush janë ata prej të cilëve Shaqir Fetai kërkon që t’i organizojnë “pritje impozante”! Të gjithë janë “personalitete me kontribute të mëdha fetaro-kombëtare”! Pse ky vlerësim kaq shumë i rremë i Shaqir Fetait për persona e individë që janë me zero kontribut fetaro-kombëtar, pse ata personalitete me kontribute të hatashme fetaro-kombëtare, Shaqir Fetai frikësohet deri në vdekje t’i shikojë në sy

Nga: Valbon Osmani

Dikur, deri para puçit dhe komplotit klasik të Shaqir Fetait në BFI, këtë Institucion e vizitonin pa rreshtur subjekte ndërkombëtare, por edhe burrështetas e personalitete të instancave të larta shtetërore! Kur merrnin detyrën e re, kur në horizont do të shfaqej sado një krizë e vogël, kur përfundonin mandatin diplomatik e shkonin gjetkë, por jo pa organizuar edhe takimin lamtumirës. Takime të tilla nuk ka më! Sepse, nuk ka as takime kur nisin me punë në vendin tonë. Të gjithë kanë istrukcione që mos t’i afrohen dhe ta injorojnë njeriun e shërbimeve të huaja, marionetën e turlifarë shërbimeve.
Tërë këtë mungesë Shaqir Fetai e mbulon duke i ftuar hoxhallarë, ish-nxënës, studentë, “diplomatë” të partisë, profesorë të kotë, intelektualë të nivelit të “intelegjencies” së vet, afaristë të kikirikave e të farave të lulediellit… Dhe, fap “informata”: “Sot pata nderin që të vizitohem nga hoxh… ky personalitet i moth (sipas shqiptimit të Shaqir Fetait) vendit, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm fetaro-kombëtar”! Ose, “sot prita imamin e iks qytetit të shtetit perëndimor i cili është i njohur për kontributin e tij fetaro-kombëtar…”
Do me thënë, vetëm ata që janë me pedigre “fetaro-kombëtar” mund ta vizitojnë një “reis” që nuk është as tradhëtar e as spiun, si puna e Shaqir Fetait! Vetëm ata “personalitete” që kanë dhënë kontribut të madh “fetaro-kombëtar” mund ta presin një “kombëtar të moth” (si puna e Shaqir Fetait) që kurrë nuk ka qenë as spiun e as tradhëtar! Siç!
Duke qenë i shtrënguar në mengele të kësaj të vërtete, Shaqir Fetai i ka vënë vetes detyrë që, nëse e do nevoja edhe një qind vjet, do të angazhohet vetëm për ta kamufluar (jo për ta minimizuar, shlyrë apo zhdukur) etiketën e imoralit të pashoq në këtë nënqiell! Nën këtë inercion abnormal, Shaqir Fetai ka hequr dorë edhe nga e vërteta, edhe nga islami, edhe nga aktivitetet për zhvillimin e islamit në vend, edhe nga e mira e përgjithshme e myslimanëve të vendit. Prioritet mbi pioritetet e tij është që të presë “personalitete me kontribut të moth fetaro-kombëtar” dhe të pritet prej “personaliteteve të njohur në mbarë Evropën për kontribute fetaro-kombëtare”!
Shaqir Fetai, duke u munduar që t’i hedh hi syve të myslimanëve të vendit, përpiqet që të imponohet si “personalitet shumë i moth fetaro-kombëtar”, ndërkoh që t’i kërkoshë: ose thuaje vetëm më të voglin kontribut fetaro-kombëtar që e ke ose dënohesh me 100 vite burg, kokëulur do t’i ndëshkohet dënimit, sepse, nuk do të mund ta gjejë asnjë kontribut, ndërsa në UDB kontributi i tij është “madhor”!
Shaqir Fetai tashmë e ka uzurpuar një vend shumë të rëndësishëm për islamin dhe për mbarë popullatën, e ka uzurpuar vetëm sa për t’i shëruar komplekset e veta dhe sa për ta ulur atë afsh që e kishte të bëhej “reis pë dy vite, deri sa të pensionohet”! Pra, synim e kishte pensionimin dhe jo jetësimin e programit sipas të cilit garantohej zhvillimi dhe avancimi i jetës fetare islame në vend. Uzurpimi i këtij vendi, pa kurrfarë plani e programi, a nuk është mëkat që ushtrohet nga kryemëkatari! Në momentin kur kryemëkatari vizitohet nga “personalitete të mëdha fetaro-kombëtar”, apo kur kryemëkatari pritet nga “personalitete të mëdha fetaro-kombëtar”, ky moment do të shënojë nismën e kijametit! Kjo nuk mund të ndodhë asnjëherë, ndërsa mund të ndodh të vizitohet nga persona e individë që i kryejnë detyrat dhe obligimet fetare si të gjithë hoxhallarët, gjithandej botës, pra edhe si ata hoxhallarë që nuk pranojnë as ta vizitojnë Shaqir Fetain e as ta njohin për insan!
P.s.
Në një -çajtore, aty në Jahja Pashë, e zënë ngusht hoxhën që e kishte vizituar Shaqir Fetain i cili e kishte vlerësuar “personalitet me kontribut të moth fetaro-kombëtar”! Kishin insistuar me këmbëngulje që t’ua thotë kontributet e veta fetaro-kombëtare! Hoxha ishte habitur, ai as që e kuptonte fjalën kontribut dhe as që e kuptonte fjalën “fetaro-kombëtar”! “Unë nuk di se ku ia ka futë ai dhe çka i është dashur kjo rrenë, unë nuk kam bërë asgjë, sepse, tash e tridhjetë vite jam nëpër dyert e psikiatrave të ndryshëm”, ishte përgjigjur hoxha all i skuqur në fytyrë ngase ishte turpëruar!
E kishin zënë para vetes disa intelektualë e patriotë të rreptë hoxhën në një qytet të Perëndimit dhe, e kishin pyetur: ku e ke dhënë ti atë kontribut fetaro-kombëtar që po ta njihkëka ty “ORAO”! Hoxha kishte thënë: “unë kurrë nuk kam pranuar t’ju përzihem në punë juve! Unë jam i thirrur vetëm për detyrat e mia si imam në raport me xhematin e këtushëm, dhe nuk mbajë përgjegjësi kah pallamudë Shaqir Fetai”!
Të gjitha vlerësimet, nënçmimet, urrejtjet, frikërat, veprimet antikombëtare e antifetare, janë vetëm xhingla-mingla në shiritin e varur krahëqafe me të cilën Shaqir Fetai mundohet ta “zbukurojë” veten! Shëmtia ngelë përherë shëmti. Me thjeshtësinë e vet mund të ndodhë që të kalojë në vepër arti, në kryevepër. Edhe i prishtë edhe kryevepër prej portreti?! Po, ndodhë vetëm në pikturë!

Leave a Reply