Një titull tejet interesant sot ka dalë në ballinën e të përditshmës zvicërane “Blick”, në të cilën ka një porosi konkrete nga lidhur me ndeshjen e “Euro 2016”, që do të zhvillohet ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë. “Të dashur zviceranë, të dashur shqiptarë! Na dhuroni festë futbolli!” Këto kanë qenë fjalitë që kanë shoqëruar faqen e parë të gazetës zvicerane “Blick”, ditën pas shortit të fazës finale të “Euro 2016”, ku mes kombëtares helvete dhe asaj kuqezi do të zhvillohet një “derbi shqiptar”. Duke ditur se në radhët e kombëtares helvete luajnë disa futbollistë shqiptarë, që konsiderohen “pjesa e luanit”, madje, duke parë se do të përplasen edhe dy vëllezër, Graniti dhe Taulanti, zviceranët e kuptojnë që tani presionin e pashmangshëm mbi ta.
Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin për fitoren në zgjedhje, duke e vlerësuar edhe procesin zgjedhor…


