Takimi i kryeministrit Rama ne Elbasan është shoqëruar pasditen e se premtes me debate dhe pështjellim, prej ndërhyrjes se deputetit Ben Blushi. Megjithëse deputeti i Elbasanit nuk kishte ftese, ai ka marre pjesë ne takim duke krijuar debate jo te vogla. Me të hyrë në sallë socialistët kanë fishkëllyer dhe sharë deputetin, por pavarësisht kësaj, ai ka insistuar dhe ka mbajtur një fjalë përpara socialistëve. Duke qenë se deputeti Blushi, sipas organizatoreve, shkeli rregulloren e aktivitetit, pasi nuk kishte vend në axhendë për fjalim, sinjali që shpërndante për mediat takimin e kryeministrit u ndërpre. Megjithatë, mësohet se Blushi ka sfiduar kryeministrin dhe e ka pyetur drejtpërdrejt se përse nuk ka zgjedhje të kryetarit në parti. Ai u është përgjigjur edhe fishkëllimave të socialistëve në sallë dhe u ka thënë se nuk i bëjnë përshtypje. Pas takimit, deputeti tha se është dhunuar në momentin që ka tentuar të hyjë në ambientet e pallatit të sportit. Mësohet se gjatë fjalës së Blushit ka qenë deputeti Taulant Balla që u ka bërë thirrje socialistëve që ta dëgjonin, ndërsa është vënë re kryeministri që me disa lëvizje të dorës t’i bënte thirrje sallës për qetësi. Edhe pse deputeti i ka bërë disa pyetje të drejtpërdrejta, kryeministri nuk është përgjigjur. Ishte Taulant Balla, i cili ka shkuar sërish në foltore dhe i ka thënë Blushit se në fakt është ai që ka shkelur statutin e partisë. Balla e akuzoi Blushin se bojkotoi zgjedhjet lokale të qershorit e nuk punoi asnjë ditë dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje e takim të partisë. Ne këtë takim kryeministri Edi Rama ka shpërndarë kartat e reja të anëtarësimit në Partinë Socialiste në qarkun e Elbasanit. Duke treguar për socialistët reformat e qeverisë, Rama ka thënë se sot Shqipëria është më mirë se më parë, jo vetëm në fushën e rendit dhe shëndetësisë, por dhe në ekonominë e familjeve.
Rutte takohet me Trump, Sekretari i NATO-s bisedon me Presidentin e zgjedhur të SHBA për sigurinë globale
Donald Trump është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Florida. Ata kanë diskutuar për një sërë…