Ish-presidenti brazilian Luiz Inacio Lula po hetohet per nje skandal korrupsioni ne kompaninë shtetërore te naftës “Petrobras”. Ai u ndalua dhe u dërguar forcërisht nga shtëpia e tij ne polici, ku është marre ne pyetje per te paktën tre ore. Por ish-presidenti i ka mohuar te gjitha akuzat ndaj tij për korrupsion dhe mashtrim. Me herët pas ndalimit, banesa e tij u bastis nga agjentët e policisë. Dhjetëra politikane janë arrestuar nen dyshimin per firmosjen e kontratave me kompaninë e duke përdorur pjese te parave për fushata elektorale. Vetëm se fundi u lëshuan 33 urdhearreste nga agjentet ne Rio De Zhaneiro dhe Sao Paolo. Sipas policisë, ekzistojnë prova se ish-presidenti 70 vjeçar ka përfituar para ne mënyrë te paligjshme. Nga hetimet, dyshohet se një firme ndërtimi ka ndihmuar ish-presidentin për ngritjen e një ferme dhe blerjen e një apartamenti kundrejt favoreve në kompaninë shtetërore të naftës. Lula ka shërbyer dy mandate, si president i Brazilit dhe u pasua në detyrë nga Dilma Rousseff.
Alarmohet Princi Harry, denoncon paparacët se po përgjojnë fëmijët e tij pranë shkollës
Përfaqësuesi i Princ Harry ka denoncuar sjelljen “të papërgjegjshme” të fotografëve pranë shkollës ku mësojnë dy fëmijët e tij me…

