Çka bën BDI-ja në Butel

Sulejman Rexhepit në emisionin «Rruga drejt… » ,  tha se fajtor për kryqomaninë në Maqedoni është ekskluzivisht Nikolla Gruevski! Nëse kjo është e vërtetë, atëherë, fajtor edhe më i madh dhe pa kurrfarë dyshimi, për kryqomaninë në Maqedoni, na del të jetë Sulejman Rexhepi, i cili, botërisht iu drejtua Allahut Fuqiplotë «O Allah, bekoje Nikolla Gruevskin »!  

Shkruan Zeqie Veseli  

Si do të përfundojë loja e Butelit? Çka kërkon BDI-ja në lokacionin ku do të ngritet kryqi gjigant? Kush është fajtori i vërtetë që ka lejuar dhe stimuluar ortodoksizmin maqedonas të Maqedonisë?

Nuk janë këto vetëm tri pyetje retorike por, teza për një debat të palodhshëm, të shkurtë e shumë të qartë. Duke u nisur nga pyetja e fundit, shumë lehtë do të arrihej edhe fundi i këtij debati amatoresk dhe shumë të ndytë për moralin e një populli që gëzon epitetin botëror “popull tolerant”. “Kollumnisti” më i ri në Maqedoni, dhe më i bajatshmi, Sulejman Rexhepi, në kollumnën “e vet” të fundit mundohet të flasë për kryqomaninë e maqedonasëve por, askund nuk e thotë të paktën një fjalë se kur filloi kjo dukuri maqedonase dhe, falë kujt u zhvillua deri në këtë përmasë të turpshme për shqiptarët e Maqedonisë. Të turpshme për shqiptarët e Maqedonisë, sepse vetëm shqiptarët po provokohen dhe po i dalin zot disa punëve të denja për të na njollosur me etiketa të padurueshme për qenien tonë kombëtare.

Problemet fetare, sukseset apo dështimet, i përkasin vetëm institucioneve fetare si dhe udhëheqësve të tyre. Përzierja e partive politike në këtë çështje është kryekëput manipulim dhe përpjekje për ta paralizuar institucionin i cili e ka të drejtën ekskluzive për akuzë apo për lavdërim.

BDI-ja po lavdërohet si subjekt politik që kurrë nuk e instrumentalizoi BFI-në! Ky vlërësim doli nga goja e Sulejman Rexhepit në emisionin « Rruga drejt… » , i cili, po ashtu tha se, fajtor për kryqomaninë në Maqedoni është ekskluzivisht Nikolla Gruevski!

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë, fajtor edhe më i madh dhe pa kurrfarë dyshimi, për kryqomaninë në Maqedoni, na del të jetë Sulejman Rexhepi, i cili, botërisht iu drejtua Allahut Fuqiplotë « O Allah, bekoje Nikolla Gruevskin »!

Pra, fajtor nuk mund të jetë as Gruevski dhe as kyetari i komunës së Butelit, as dedo Stefani e as VMRO-ja, thjesht, fajtori i vetë në këtë dukuri është Sulejman Rexhepi sepse, sipas këtij, të gjitha kryqet në Maqedoni qenkan ngritur nga ai njeri për të cilin, Sulejman Rexhepi me gjithë shpirt e luti Allahun që të derdhë bekimin e Tij në këtë «shpëtimtar» të fytyrës së Mulla Sulës.

Çka kërkon BDI-ja në lokacionin ku do të ngritet kryqi 52 metërsh ? Po proteston për ta penguar ngritjen e Kryqit, simbolin fetar të mbi 3-4 miliardëve të krishterë në botë ! Nuk është e vërtetë. BDI-ja po përpiqet për ta shpëtuar fytyrën e të vetmit aleat të tyre, Sulejman Rexhepit. Sepse, zgjedhjet po vijnë dhe, Sulejman Rexhepi duhet të ketë një alibi në dorë për t’ju drejtuar nëpunësve dhe muslimanëve të vendit për ta votuar BDI-në, pavarësisht që kjo parti, me veprimet e veta qorre, po del të jetë përkrahësja më e madhe e kryqeve në këtë shtet.  Natyrisht, pa ekimin e kësaj partie nuk shkojnë gjërat aq lehtë në këtë shtet. Nëse kjo parti qenka aq syçelë dhe menjëherë po reaguaka kundër “projekteve shqiptare”,  atëherë, pse e zgjatë dashninë kaq të thellë me VMRO-në?

E vetmja protestë e tyre e logjikshme do të ishte – braktisja e qeverisë dhe shkaktim i krizës së thellë, deri te imponimi i nevojës së domosdoshme që njëherë e përgjithmonë të vetëdijësohen maqedonasit se në këtë vend faktor shumë i rëndësishëm janë shqiptarët. Kjo nuk i intereson BDI-së, kësaj partie i intereson zbarkimi i bythëve të funskionarëve nëpër kolltuqe vasale dhe kaq!

Një gjë është e saktë dhe e pamohueshme: në kohën e BDI-së dhe të Sulejman Rexhepit ndodhën të gjitha diskriminimet etnike dhe fetare, ndodhi nëpërkëmbja e rëndë e dinjitetit shqiptar dhe islam në Maqedoni, ndodhi devalvimi i tërësishëm i peshës së faktorit shqiptar dhe musliman në Maqedoni. Luftmi i diskriminimit fetar nuk është detyrë e asnjë partie, aq më pak e partisë me botkuptime komuniste, BDI-së, por është detyrë e BFI-së! BDI-ja po e përsërit të njëjtin skenar që e luajti edhe në Kala të Shkupit. U fut në Kala, e rrënoi kishën e Gruevskit dhe, si përfundim, u bë shkaktare e mbylljes me vite të këtij lokacioni ku çdo mbrëmje po dilnin në shëti nënat shqiptare me foshnjet e tyre. Ra BDI-ja dhe ky lokacion u barrikadua nga policia e shtetit. Aty ku involvohet policia e shtetit përcillet i vetmi mesazh: tash e tuje kjo vepër është e shtetit dhe si e tillë do të sendërtohet dhe do të përfundjë si interes nacional. Sepse BDI-ja ka ndihmuar që të gjitha projektet maqedonase në Maqedoni të përceptohen si interes nacional, së këndejmi, edhe si interes shqiptar! Përfundimi i ngjarjes në Kala ishte: dakordim edhe i shqiptarëve të BDI-së për t’u ndërtuar aty kisha, po ajo kishë të cilës “ia luajtën themelet”, përmes një shfaqje e cila në skenën politike e katapultoi rrugaçin më të njohur në Maqedoni, Artan Grubin. Epilogu i ngjarjes së Butelit do të jetë i njëjtë si ai i Kalasë. Shteti nuk dorëzohet para “rrebelëve”, aq më pak para atyreve që i urrejnë objektet dhe simbolet fetare, nuk dorëzohet para “fundamentalistëve”, aq më pak para atyreve që natën e shajnë Pejgamberin a.s. e ditën e urrejnë kryqin. Shteti e ka xhokerin që ia garanton fitoren edhe në këtë sfidë: bekimin e Sulejman Rexhepit. Para këtij bekimi të gjitha përpjekjet e BDI-së gjasojnë në përpjekjet e morrit të gjendur në mes të dy thonjëve të gishtave të mëdha. Nuk duhet goditur samari por gomari!

E vetmja arsye e BDI-së për t’u gjendur në “livadhin” e Butelit është përpjekja për ta katapultuar politianin rrugaç të radhës! Cili do të jetë ky, së shpejti do të merret vesh, natyrisht, sapo të ngritet edhe ky kryq!

Leave a Reply