Boban Iliq përfundimisht burgoset. Siç ka bërë të ditur zëvendës drejtori i burgut të Kumanovës, Mevlan Xhemaili, sot rreth orës 3, i denuari për vrasjen e Almir Aliut, është paraqitur vetë në burg, pas refuzimit të kërkesës së tij që vuajtja e denimit të prolongohet për disa muaj.
Paraprakish avokati i familjes së Almir Aliut, Asmir Alispahiq, tha se Iliq dje ka tentuar që të arratiset.
Asmir Alispahiq, avokat i Almirit
“Sipas njohurive të mia që i kam dhe që janë të vërtetuara, ai mbrëmë ka pasur për qëllim që të arratiset, por përshkak të të gjitha apeleve të mia, që duhet ta bëjnë edhe institucionet dhe të kontrollohet nëse së pari ai është në Maqedoni, se a është në adresën ku jeton dhe çfarë në rast se metëvrtetë është arratisur, sepse ka pasur mjaftë kohë që i njejti ta lëshoj Maqedoninë e Veriut dhe jo vetëm ta lëshoj por edhe të fshihet jashtë vendit ku jeton”.
Alispahiq deklaroi se është e pakuptueshme që Iliq është orientuar që të shkoj në burgun e Kumanovës, pasi atje shkojnë të denuarit me deri në 3 vite burg, ndërsa iliq është i dënuar me 4 vite dhe në këtë mënyrë ai duhej të shkonte në Idrizovë, Shtip ose në burgje të tjera që janë për të dënuarit me mbi 3 vite burg.
Asmir Alispahiq, avokat i Almirit
“Është e pa kuptueshme se si Gjykata e Kumanovës solli vendim që i dënuarit Iliq të dërgohet për të vuajtur dënimin në një burg ku lartësia e dënimit është deri në 3 vite. Ndërsa ashtu siç tashmë e dini denimi me burg për të është 4 vite. Sipas të gjitha rregulloreve, fillimisht ai duhet të drejtohet në burg ku denimi me burg është mbi 3 vite dhe ato janë burgu i Idrizovës, burgu i Shtipit”.
Gjykata Themelore të Kumanovës dje pasdite mori vendim që i dënuari Boban Iliç të shkoj menjëherë në burg. Ndërkaq, paraprakisht, Gjykata e Kumanovës prolongoi vuajtjen e dënimit të Bobanit për tre muaj dhe më pas u shfuqizua nga Këshilli Penal po i kësaj gjykate. Me këtë rast, ju dha të drejtë kërkesës së prokurorisë që të gjithë të dënuarit të shkojnë në burg efektiv. Edhe familjarët e Almirit janë ankuar për të prolonguar vuajtjen e dënimit dhe ata po presin një përgjigje.
Boban Iliq që shkeli për vdekje Almirin duhet të vuaj dënim prej 4 vitesh, ndërsa babai dhe dy kushërinjtë e tjerë të Almirit, Sedat Aliu, me 6 muaj burg dhe Abdulla Aliu dhe Sami Demiri me nga 9 muaj burg.