Ish-presidenti brazilian Luiz Inacio Lula po hetohet per nje skandal korrupsioni ne kompaninë shtetërore te naftës “Petrobras”. Ai u ndalua dhe u dërguar forcërisht nga shtëpia e tij ne polici, ku është marre ne pyetje per te paktën tre ore. Por ish-presidenti i ka mohuar te gjitha akuzat ndaj tij për korrupsion dhe mashtrim. Me herët pas ndalimit, banesa e tij u bastis nga agjentët e policisë. Dhjetëra politikane janë arrestuar nen dyshimin per firmosjen e kontratave me kompaninë e duke përdorur pjese te parave për fushata elektorale. Vetëm se fundi u lëshuan 33 urdhearreste nga agjentet ne Rio De Zhaneiro dhe Sao Paolo. Sipas policisë, ekzistojnë prova se ish-presidenti 70 vjeçar ka përfituar para ne mënyrë te paligjshme. Nga hetimet, dyshohet se një firme ndërtimi ka ndihmuar ish-presidentin për ngritjen e një ferme dhe blerjen e një apartamenti kundrejt favoreve në kompaninë shtetërore të naftës. Lula ka shërbyer dy mandate, si president i Brazilit dhe u pasua në detyrë nga Dilma Rousseff.
Fishekzjarrët shpërthejnë në shtëpinë e përfshirë nga zjarri në Massachusetts
Ky është momenti kur fishekzjarrët shpërthejnë brenda një shtëpie të përfshirë nga zjarri në Spencer të Massachusetts. Nuk raportohet për…