Brazili dhe Argjentina, drejt një monedhe të përbashkët!

Hapa janë hedhur e skena është përgatitur që në samitin e liderëve të rajonit, që mbahet në Buenos Ajres të martën, të diskutohet krijimi i një një monedhe të përbashkët për dy ekonomitë më të mëdha të Amerikës së Jugut: Brazilin dhe Argjentinën.

Dy vendet janë të vendosura të krijojnë lidhje më të ngushta me njëra-tjetrën thuhet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva dhe lideri argjentinas Alberto Fernandez.

Argumenti i përdorur prej tyre është se një monedhë e vetme mund të zvogëlojë “cënueshmërinë nga jashtë”. Deklarata është publikuar në gazetën argjentinase Perfil. “Ne synojmë të kapërcejmë barrierat për shkëmbimet tona, të thjeshtojmë dhe modernizojmë rregullat dhe të inkurajojmë përdorimin e monedhave vendase.
Gjithashtu vendosëm të avancojmë diskutimet për një monedhë të përbashkët të Amerikës së Jugut e cila të mund të përdoret si për flukset financiare ashtu edhe për ato tregtare, duke reduktuar operacionet e kostove” theksohej në tekst.

Financial Times raporton se Brazili ka sugjeruar që monedha e re të quhet “sur” (jug) dhe si fillim, ajo do të përdoret paralelisht me realin brazilian dhe peson argjentinase. Prestigjiozja britanike nënvizon se fokusi fillestar do të ishte se si një monedhë e re mund të nxiste tregtinë rajonale dhe të reduktonte varësinë nga dollari amerikan.

Leave a Reply