Prokurori i Krujës Haxhi Giu do te qëndroje ne masën e sigurisë te arrestit me burg deri ne përfundim te hetimeve. Gjykata e Krimeve te Renda e ka vlerësuar te drejte kërkesën e organit te akuzës dhe provat e paraqitura. E njëjta mase është caktuar edhe për Aleks Shporin, i cili tentoi t’i jepte prokurorit 29 mije euro ne këmbim te zbutjes se dënimit per vëllain e tij. Haxhi Giu u arrestua nga patrulla e Shqiponjave, e mbështetur edhe nga njësia e taskforces ne Tirane teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij. Prokurori i Krujës ishte mbajtur nen vëzhgim prej afro dy muajsh. Te gjitha takimet e tij me Aleks Shporin vëllain e te akuzuarit per trafik droge ishte filmuar nga ekspertet per t’u përdorur si prove. Haxhi Giu kishte ndërhyre per zbutjen dënimit per Paulin Shporin, duke tentuar ndryshimin e akuzës nga trafik droge ne mos kallëzim te krimit. Por kërkesa e tij u refuzua nga Gjykata, e cila e dënoi me tete vjet burg te pandehurin. Haxhi Giu ka qene nder emrat me te njohur te organit te akuzës per shkak te dosjeve te nxehta qe ka kaluar neper duar. Ai udhëhoqi grupin e prokuroreve qe hetuan vrasjen e deputetit te Partisë Demokratike Azem Hajdari.
Arrestohet autori i vrasjes së komandantit rus
Në pranga një 29-vjeçar nga Uzbekistani Arrestohet në Rusi, autori i atentatit të së Martës me 300 gramë eksploziv ku…