Në sheshin “Nënë Tereza” në Gjakovë ka nisur manifestimi i tri partive opozitare për të kundërshtuar kështu marrëveshjet e nënshkruar në Bruksel dhe demarkacionin me Malin e zi.I pari që i është drejtuar masës së mbledhur ka qenë Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.“Zajednica nuk kalon”, “Nuk i falim tokat tona”, “Stop terrorit qeveritar”, janë mbishkrimet që qytetarët po i mbajnë në duar.Pal Lekaj, në fjalën e tij tha se janë mbledhur edhe në Gjakovë, në sheshin siç e quajti ai ‘Të shenjtë’, për t’i thënë jo “Zajednicës” dhe për t’i thënë qeveritarëve se ‘nuk ka të drejtë askush t’i jep dikujt një copë, se Kosova është e Qytetarëve’.“Nga këtu u themi dëshmorëve, heronjve se nuk guxon askush të luaj me Kosovën”, tha Lekaj.
Berisha: Do t’i dorëzojmë SPAK-ut dhe NATO-s prova për trafikun e armëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke e akuzuar për përfshirje në një skemë të…


