Ndërsa opozita ne Kosove këmbëngul qe qeveria te tërhiqet nga marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi, presidentja e Kosovës ka bere nje tjetër apel per dialog mes palëve.“Nuk mund të lejojmë që dialogu të imponohet me dhunë dhe demokracia të sfidohet çdo ditë. Dialogu duhet jetë e vetmja rrugë që duhet ndjekur”.Presidentja e beri ketë koment ne konferencën e pestë vjetore Gjyqësore. Te njëjtin qëndrim me te ndau edhe ambasadori amerikan ne Kosove, Greg Delawie.Greg Delawie:Gjatë dy muajve të shkuar kemi parë ngjarjet në kuvend ku një grup i deputetëve kanë zgjedhur gazin lotsjellës në vend të debatit. Ambasada ime dhe të tjera kanë reaguar duke thënë se kuvendi nuk është vendi ku duhet të përdoret gazi lotsjellës. Zyrtarët vendore dhe ndërkombëtare na kanë thënë se jo vetëm investitorët e huaj, por edhe vet kosovarët hezitojnë të investojnë në Kosovë.Gjate konferencës u theksua edhe rëndësia e reformës ne drejtësi, ku Jahjaga u shpreh se askush s’mund te jete mbi ligjin. Kryetarja e shtetit vlerësoi edhe rolin e Kosovës ne luftën kundër terrorizmit, ku përmendi arrestimin e disa te dyshuarve. Jahjaga e beri te qarte se Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë vatër e terrorizmit.
Donald Trump shpallet “Personi i Vitit 2024”
Revista prestigjioze “Time” ka shpallur Donald Trump si “Personin e Vitit 2024”, duke e vlerësuar rikthimin e tij politik si…