Makina rrezohet në liqenin e Bovillës

Dy persona kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur në një aksident të rënda, pasi makina me të cilën ata po udhëtonin u rrëzua në humnerë në liqenin e Bovillës në periferi të kryeqytetit.Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës rreth orës 17:00.Sipas policisë 6 personat ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre Fuoristradë me targa AA 046 CI, në  aksin rrugor nga Liqeni i Bovillës për në Zall Her. Viktimat janë shtetasit Zyber Bile 24 vjeç dhe Petrit Bile 40 vjeç, ndërsa të plagosurit janë Demir Hida 30 vjeç, Avni Bilaj 28 vjeç, Durim Selami 33 vjeç dhe Beqir Sala 65 vjeç.Personat e plagosur janë dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe forcat e policisë.Ndërkohë nuk dihen ende rrethanat e rrëzimit të mjetit në liqenin e Bovillës.

Leave a Reply