Obama: Të ndryshohet ligji

Presidenti amerikan, Barack Obama, kritikoi sot ligjin amerikan për armët në kuadër të ngjarjes që ndodhi në San Bernardino, në Kaliforni, ku 14 persona u vranë, dhe i kërkoi Kongresit që ta mbyllë këtë shteg të dëmshëm.

Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm, Obama u shpreh se “një tragjedi tjetër na kujton që këtu në Amerikë është shumë e lehtë për persona të rrezikshëm të marrin armë”.“Për shembull, persona që ndalohen nga qeveria të udhëtojnë me avionë sepse konsiderohen shumë të rrezikshëm, mund të shkojnë në një dyqan dhe të blejnë një armë. Kjo nuk është normale”, tha Obama.“Nëse dikush është i rrezikshëm të hipë në avion, atëherë është i rrezikshëm gjithashtu që të blejë një armë”, tha presidenti amerikan, i cili ka kërkuar një kontroll më të fortë mbi armët gjatë masakrës së mëparshme, por Kongresi dështoi për shkak të opozitës së disa ligjvënësve të mbështetur nga lobi i kompanive të armëve.“Autorët e sulmit në San Bernardino përdorën dy pushkë model ushtarak dhe dy pistoleta të blera ligjërisht”, sipas hetuesve.

Leave a Reply