Bylykbashi: Jemi para një krize të thellë politike, reforma zgjedhore nuk zgjidh problemin e Kushtetueses

Polemikat mbi fatin e reformës zgjedhore dhe vendimi i pritshëm lidhur me hapjen ose jo të negociatave me BE mbajnë të ndezur debatin politik. Ndërkohë kohët e fundit është vënë re një qetsim i klimës politike në vendin tonë në krahasim me muajt e parë të vitit.

Ndërkohë që opozita mbetet jashtë sistemit dhe është herët për t’u qetësuar me vetëm disa shenja apo hapa drejt dialogut politik.

Nga studio e lajmeve në edicionin qëndror në Vizion Plus, ish deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, ka theksuar se nuk mund të themi se është qetësuar klima politike por sipas tij kriza politika është thelluar gjithnjë e më shumë.

Gjithahstu Bylykbashi është shprehur se Reforma zgjedhore nuk është zgjidhja e vetme për të dalë vendi nga kriza, përkundrazi ajo nuk zgjidh asgjë është problem kushtetues dhe një sërë reformësh të tjera që mund të na nxjerrin nga kriza.

Ndër të tjera ish deputeti demokrat ka theksuar se lajmi për hapjen e negociatave do të ishte një lajm i mirë për shqiptarët që kanë vite që e ëndërrojnë një gjë të tillë.

Cili element është më i rëndësishëm hapja e negociatave apo vendosja e kushteve duke supozuar që do të jetë ky qëndrimi përfundimtar i Gjermanisë?

Në planin afatgjatë për të gjithë shqiptarët hapja e negociatave do të ishte një lajm shumë i mirë. Ëndërra e të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë shpresuar që qeveritë e tyre të punojnë, për një kohë shumë të gjatë qeveria e Partisë Demokratike ka punuar dhe punoi duke arritur një numër momentesh të rëndësishme të integrimit evropian dhe për fat të keq që nga dhënia e statusit të vendit kandidat kemi pasur kaq vite bllokim për shkak të qeverisjes që ka shkuar në pikiatë gjithnjë e më shumë. Në plan afatgjatë kjo është një gjë e rëndësishme, por shumë e rëndësishme për këtë është fakti që ndërkombëtarët dhe BE e ka shumë të qartë se çfarë ka prodhuar kjo qeverisje, rënien me një pjerrësi të madhe jo vetëm në aspektin ekonomik dhe social por tashmë dhe degradimi në një krizë politike kushtetuese e institucionale, që nëse nuk ndalet dhe nuk zgjidhet siç e thotë e nocioni i Bundestagut, një krizë e rëndë që kërkon zgjidhje dhe pa u zgjidhur kjo nuk shkon dot integrimit. Ndërkombëtaret e kanë të qartë që Shqipëria ka bërë hapa pas dhe është shumë e rëndësishme që të merren forca të forta duke filluar nga reforma zgjedhore.

Presidenti amerikan, thotë se Shqipëria po ecën mjaft mirë.

Unë mendoj se ne po matemi karshi asaj që është trajektorja jonë që është nisur që nga viti 2002-2003, që është intergirmi evropian. BE është shumë e kujdesshme për të vënë kusht dhe kritere të matshme me të cilat na mat ne për të arritur deri aty. Kënvështrimet janë të ndryshme, por ne e dime se edhe SHBA-ja është bërë pre e trafiqeve të drogës, vuajnë nga trafiqet e drogës që kanë si platformë Shqipërinë që dhe Bundestagu, e përmend, Departamenti Amerikan i Shtetit, që jo vetëm në aspektin e trafiqeve na ka vënë me një kryq të madh por e konsideron vendin të korruptuar.

Zoti Bylukbashki, po shikohen disa shenja drejt çtensionimit të situatës, konkretisht reforma zgjedhore ku PD-ja u rikthye ndonëse në nivel të ulët në tryezën e dialogut, ku u duk se kjo ishte rezultat i trysnisë ndërkombëtare.

Ne nuk jemi kthyernë tryezën e reformës zgjedhore, është një instrument krejtësisht I diskredituar dhe pa asnjë lloj legjitimiteti qoftë në mënyrën që është kompozuar ata persona që janë në atë komision, pork u një pjesë duhet të përballet me drejtësinë dhe një pjesë nuk përfaqësojnë asnjë përveç vetes së vet. Por mbi të gjitha i gjithë ky parlament është ilegjitim, dhe në këtë aspekt reforma zgjedhore atë që rekomandon OSBE-ODIHR në rekomandimin, me një gjithpërfshirje të të gjithë forcave politike ku pjesa kryesore është përveç qeverisë është opozita e bashkuar. Ai parlament nuk mund të jteë më lëvozhga që shërben si shtrati për një reformë të vërtetë zgjedhore. Ne kemi bërë hapin kryesor për tiu përgjigjur interesit të të gjithë shqiptarëve dhe gjithë atij kontributi që BE ka dhënë për Shqipërinë.

Sot PD-ja nuk bashkohet me përbërjen e komisionit zgjedhor, por në fakt me përmbajtjen e punës që ju keni bërë para një viti dukej se çdo gjë shkonte mirë, shkëmbenit opinione kishit shkruajtur drafte të përbashkëta dhe duket se e gjithë kjo punë u bë kurban I konfliktualitetit që filloi në fillim të vitit 2019. Çfarë mund të thoni për këtë se ka në thelb kundërshti apo synime të tjera politike?

Jemi përpara një krize shumë të thellë politike dhe kushtetuese, dhe sigurisht reforma zgjedhore nuk mund të jetë, dhe kushdo që e pret reformën zgjedhore si zgjidhje politike gabon ose tallet me shqiptaret. Madje reformën zgjedhore do të vuajë keq nëse përdoret ai si instrument për të zgjidhur një krizë që është shumë më tepër se aq. Nuk e zgjidh dot problemin e gjykatës kushtetuese, reforma zgjedhore, nuk zgjidh dot problemet e rënda me krimin e organizuar vetë reforma zgjedhore ligjore, nuk zgjidhin dot dhe problemet që kanë të bëjnë me shit-blerje vote, presion mbi zgjedhësit , abuzime të tjera. Ne kemi bërë një punë shumë të mirë në pjesën e parë të vitit 2018 e cila u sabotua në fund nga PS-ja, nuk ka asnjë draft të përbashkët PD-PS. Ka vetëm një draft bilateral të PS dhe ai nuk u pranua nga BE.

OSBE një nga ato që ka monitoruar nga afër punën tuaj dhe ka bashkëpunuar me të dyja palët vazhdimisht në qëndrimin e saj thekson se është për tu vlerësuar puna e përbashkët e komisionit deri në vitin e kaluar.

Nuk ka draft të përbashkët sepse PS-PD, nuk kanë pasur një draft që të jetë vetëm për tu firmosur nuk ka ekzistuar një I tillë. As bashkëkryetarët mes ekspertëve nuk kanë dakortësuar gjë as bashkëkryetarët  me njëri tjetrin nuk kanë dakortësuar gjë për efekt konsensusi, dhe as komisioni nuk ka diskutuar asgjë. Ne kemi bërë një numër tryezash të përbashkëta që nxorën se cili problem duhet të zgjidhej në kodin zgjedhor financimi I partive politike, dhe çështje të tjera teknike dhe cilët janë problemet e tjera të rënda që nuk kanë nevoj për ndryshim të kodin zgjedhor. Shitblerja e votës është korrupsion zgjedhor është në kodin penal ske çfarë ti ndryshosh, ne këto gjëra i identifikuam dhe në fund për të fituar diçka PS-ja hodhi një draft të saj në mënyrë të një anshme që prishi konsensusin e kodit zgjedhor.

Sot klima politike është më e qetë se ajo e fillim vitit dhe e disa muajve të fundit të sezonit të kaluar politik. A është penduar PD-ja që doli nga sistemi?

Klima politike nuk mendoj se është e qetsuar, pasi kriza politike po thellohet gjithnjë e më shumë, ne sot kemi një parlament që nuk përfaqëson dhe në aspektin kushtetues, nuk ka numrin e mjaftueshëm, vetëm 82 deputet në parlamentin shqiptar kanë mandate të ligjshëm të tjerët janë të paligjshëm. Ne përpara një problem të madh dhe një krize politike në zgjedhjet parlamentare. PD është detyruar që të marrë një hap kaq të fortë dhe ekstrem sepse ishte e vetmja mënyrë e sjelljës sepse ishte e vetmja mënyrë e opozitës të vepronte në një parlament që nuk kishte më asnjë lloj hapësire jo vetëm për reforma por edhe për të folur për problemet e shqiptarëve dhe ne sot nëse kemi vëmendjen e BE është se është kuptuar se ku arriti demokracia.

Leave a Reply