Në Bundestagun gjerman sot debati për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në Bundestagun Gjerman do të zhvillohet sot një debat gjysmë ore mbi dy propozime të grupeve parlamentare të koalicionit të CDU/CSU dhe SPD lidhur me rekomandimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se për Maqedoninë e Veriut rekomandohet hapja e pakushtëzuar e negociatave ndërwsa për Shqipërinë propozimi i CDU/CSU dhe SPD për 9 kushtet dhe hapjen e negociatave pas verfikimit të plotësimit të kushteve nga Shqipëria.

Pikat e diskutimit

– “Marrëveshja mes Bundestagut me Qeverinë Federale për aplikimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Hoher  Përfaqësues i 29 majit 2019 për hapjen e negociatave të pranimit 

– ” Marrëveshja mes Bundestagut dhe Qeverisë Federale për kërkesën për anëtarësim të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe rekomandimin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesit të Lartë të 29 maj 2019 për hapjen e negociatave të pranimit  “(19/13509).  

Leave a Reply