Partia Demokratike ka vene ne shënjestër te akuzave te saj kete te mërkurë, drejtorin e Operatorit te Shpërndarjes se Energjisë. Grida Duma deklaroi se Ardian Çela, mashtroi per te ardhurat e vitit te kaluar.
Deklarata e plote e Grida Dumes:
Një investigim i fundit i medias, ka zbuluar se bleta punëtore e Edi Ramës, Ardian Cela, është në fakt një brumbull mashtrues. Siç raporton media vetë shkresat zyrtare hedhin poshtë gënjeshtrat e kapobandës së OSHEE për të ardhurat në vitin e kaluar, të cilat nuk janë 59.4 miliardë lekë sa thotë bleta e Ramës, por janë 54.2 miliardë. Ky është një mashtrim i përsëritur. Edhe një vit më parë, është mashtruar me rritjen e të ardhurave, duke i deklaruar 16.5 miliardë lekë, kur në fakt ishin më pak se gjysma, 7 miliardë lekë.Gënjeshtrat me miliarda lekë janë provë e vjedhjeve, e hajdutërisë, e korrupsionit, janë një përpjekje mjerane për të ushqyer propagandën e sukseseve të paqena të Edi Ramës. Ky mashtrim bëhet nga OSHEE, nga banda e Edi Ramës që u merr jetën të pamundurve, me arrogance e me kërbaç, që shpërndan në mënyrë korruptive e klienteliste qindra milionë euro, paratë e gjakut të shqiptarëve, në xhepat e deputetëve e carapulëve të Edi Ramës.
Të dashur qytetarë ju e keni në dorë, të gjithë së bashku e kemi në dorë t’i japim fund mashtrimeve dhe vjedhjeve të OSHEE, Ardian Celës dhe shefit të tij Edi Rama, duke afruar ditën kur ai do të mbajë përgjegjësi deri më një para ligjit, për korrupsionin, dhunimin e të pamundurve, dhe vjedhjet skandaloze me paratë e gjakut të shqiptarëve.