Agjencia Qendrore Amerikane e Zbulimit (CIA) e paralajmëroi Ankaranë se disa sulmues me bombë të grupit Shtetit Islamik (SHI) dhe tre palestinezë të përfshirë me rrëzimin e aeroplanit rus të udhëtarëve në Gadishullin e Sinait, përgatisin sulme ndaj turistëve nga Rusia, pohon gazeta turke “Haberturk”.Palestinezët janë identifikuar si Mymtaz Muhamed Damash (38), Ajman Abdulla Nofall (41) dhe Rafat Abas, mosha e të cilit nuk është kumtuar.Sipas CIA-s këta tre persona janë të lidhur me rrëzimin e aeroplanit rus “Erbas A321” mbi Gadishullin e Sinait më 31 tetor.Agjencia amerikane e Zbulimit kumtoi se Xhamal Nasa, me emrin e koduar “Abu halid” i cili është i lidhur me SHI-në, gjendet në Turqi dhe përgatit sulm vetëvrasës.Ai disponon me dokumente të falsifikuara për identifikim personal dhe merret me kontrabandim të gjërave antike dhe me transport të paligjshëm të migrantëve.Nasa ka mbajtur kontakt telefonik me një person tjetër, i cili gjithashtu shfrytëzon identitet të rremë. Të dhënat e rreme të këtij personi, gjithashtu janë dorëzuar deri te autoritetet turke.Ministria turke e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë masa në lidhje me këto njohur dhe i ka informuar të gjitha drejtoritë rajonale të policisë që të jenë në gjendje gatishmërie për shkak të sulmeve eventuale.Autoritetet tentojnë t’i locojnë tre palestinezët, shton gazeta.
Seuli thotë se Koreja e Veriut i ka dërguar armatim shtesë Rusisë
Koreja e Veriut e ka furnizuar rishtazi Rusinë me sisteme shtesë të artilerisë, për ta mbështetur në luftën e saj…