Në opinion po qarkullojnë disa “bomba” që thyen copë-copë karaktere paraprakisht të lakuriqësuara deri në palcë. Katër deklarata televizive që e madhërojnë Sulejman Rexhepin, katër deklarata televizive nga varrëmihësit e Sulejman Rexhepit. Po fytyra ku ngeli?
Nga Andi Rakipi, Tiranë
Mesazhi që përcillet përmes këtyre katër deklaratave të sahanëlëpirësve më besnikë të Sulejman Rexhepit dhe, ajo që do të pasojë fill pas nëntë ditëve pas këtyre deklaratave, prek absurdin e mossinqeritetit si dhe të hipokrizisë që reflektohet nga personat me karakter copë-copë.
Vetëm një fuqi e patundur kombëtare, vetëm një qendër ndërkombëtare për ligje fetare, vetëm një “shërbim misterioz” me fuqinë e “perëndive nëntokësore” mund ta imponojnë një ndryshim aq radikal në qëndrime dh në besnikëri ndaj “padronit”!
Nëntë ditë përpara, të diskutueshmit myftilerë të dyshimtë, si ai i Gostivarit, Shaqir Fetai, i Tetovës, Qani Nesimi, i Shkupit, Qenan Ismaili si dhe i papjekuri “dekan”, Shaban Sulejmani, i thurrën elozhe, e shkarravitën “palimpsestin autokton” për “pronarin e shpirtit të yre”, Sulejman Rexhepin! Pas nëntë dite, këta katër, me ca hajdutë të tjerë që përbëjnë “ushtrnë e djallit” që ia ka vënë kazmën BFI-së, dolën para mediave dhe e shkarkuan Sulejman Rexhepin me konstatimin se ai ka shkelur Nenin 58 të Kushtetutës së BFI-së!
Asnjë fuqi, asnjë qendër, asnjë institucion e organizatë ndërkombëtare nuk do të mund t’i grumbullonte këta puçistë klasikë dhe t’ua kërkonin që ta shkarkojnë Sulejman Rexhepin! Këtë do të mund ta bënte vetëm “shërbimi misterioz me fuqi të perëndive nëntokësore”. Thënë shkurt: vetëm shërbimi intelegjent në të cilën, ky grupth puçistësh aderojnë si elemente operative! Mund të jenë vetëm dy-tre persona që kanë aftësinë manipulative të djallit dhe synimin e degjenerimit të Bashkësisë Fetare Islame deri në kotec pulash të lagura nëpër shi! Të tjerët mund të jenë viktima të joshura nga liria dhe “karriera e begatë”!
Myslimanët e vendit u ndëshkuan që edhe një herë të humbin kohë të fascinuar duke përcjellë filmin me tematikë helmuese anti-BFI! Rolin kryesor – Shaqir Fetai, prototip i shkatërrusit më të pashpirt të BFI-së? Cili je ti, Shaqo?
Sulejman Rexhepi, miku i hershëm dhe i ngushtë i shërbimit intelegjent të vendit, merr isharete se së shpejti do të tradhëtohet nga bashkëpunëtorët e vet më të ngushtë. Ndaj ai e thërret gazetarin e vet personal, atë që dikur i lustronte fuksat dhe, kërkon prej tij që, në emër të një dokumentari televiziv, të marrë deklarata mbi personalitetin e Sulejman Rexhepit, prej atyreve te të cilit ky dyshonte më së shumti. Ky katërsh do te deklarohen me kënaqësinë më të madhe për Sulejman Rexhepin duke e ngritur atë në “figurë markante”, në “pesonalitet me një karizëm të paparë”, në një atdhetar e fetar të panjohur në historinë e kombit dhe të fesë të këtyre anëve. Kjo dashuri “e shenjtë” do të vazhdojë edhe për disa ditë me radhë, deri në ditën e Kurban Bajramit. Në ditën e nesërme do të vie “urdhëri i madhë” dhe, dy ditë më vonë, Shaqir Fetai do ta kumtojë shkarkimin e Sulejman Rexhepit dhe, qëndrimin nëntokësor të të dyshimtëve se janë përcaktuar që Shaqir Fetai të zhvillojë procesin e zgjedhjes së reisit të ri. Për këtë guxim mediatik Shaqir Fetai do të shpërblehet nga “shërbimet” që të vazhdojë e të sillet si “kryetar” e si “reis” sepse nuk do të munden t’i bëjnë askush asgjë! Cili je ti, Shaqo? Pse këtë karrierë bllanko? Ç’shërbime ke kryer më parë për këtë shpërblim të merituar prej “nëntokës”!
Shkelësit kolektiv të Nenin 58 të Kushtetutës së BFI-së, gozhduan Sulejman Rexhepin që të shpëtojnë vetë nga akuza për bashkëpjesëmarrje dhe përkrahje në të gjitha aktete shkatërrimtare dhe të kriminalizimit të Bashkësisë Fetare Islame! “Dishepujt” në kriminalitet të Sulejman Rexhepit nuk do të munden të shpëtojnë aq lehtë! Ata mund t’i shmangen të vërtetës mbase për disa vite, por ama, më në fund, do të duhet të dorëzohen e të gjykohen nga historia deri në turpërim fatal! Shaqir Fetai engjëll?! Cili je ti, Shaqo?
Kot që, Shaqir Fetai, si pjesëtarët e komunitetit të LGBT-së, shëtit bythët poshtë e lartë, futet nëpër xhami e merr pjesë nëpër evente për të cilat është absolutisht pa merita dhe, në emër të “kryetarit e të reisit” flet si “triumfus”, flet sikur të mos ketë ndodhur asgjë, flet duke u munduar që ta lulojë tërë atë krim që e ka bërë bashkë me Sulejman Rexhepin në BFI, flet si i “plotëfuqishëm”, ndërkohë që është mentor i Sulejman Rxhepit në shkeljen e Nenit 58 të Kushtetutës së BFI-së? Cili je ti, Shaqo?
Shaqir Fetai është prototip i të guximshmit i cili, me përkrahjen e “shërbimeve të djallëzuara nëntokësore”, haramin e bën hallall! Të shkelësh Nenin 58 sipas Kushtetutës së BFI-së dhe, kokëlartë të futesh në xhami, në mesin e teologëve, në mesin e nxënësve e të studentëve të çiltër, është, thjesht, hallallëzim i haramit. Këtë është duke e bërë “reisi” i haramizuar. Cili je ti, Shaqo?