Një ditë, pa dyshim që, BFI-ja nëpër etapa do të jetë objekt studimi nga shumë kandidatë për magjistraturë e doktoranturë! Këtë e di fort mirë edhe Sulejman Rexhepi, prandaj dhe ka dhënë urdhër që të shatërrohet çdo arkiv, çdo gjurmë e veprimtarisë së tij! BFI nuk guxon të ketë emërtimin “BFI-ja në kohën e Mulla Sulës”! Nuk ekziston ajo BFI! Fatmirësisht, ekzistojnë arkivat e dhjetra portaleve që ruajnë mijëra shkrime, fakte e argumente për Sulejman Rexhepin! Ekzistojnë tashmë të botuar edhe memoaret e tij. Kot e ka Mulla Sula
Shkruan Albulena Shasivari
Sulejman Rexhepi mundohet dhe mendon se mund ta shkruajë historinë e BFI-së sipas kolumnave “të tij”! Duke vjedhur aktivitete të “huaja” dhe duke ia përshkruar vetes, ai mendon se po i bën vetes vend në historinë subektive të BFI-së së uzurpuar prej tij! Megjithatë, harron se, uzurpatori gjithmonë ngelë uzurpator dhe, si i tillë, faktet dhe argumentet e uzurpatorit gjithnjë janë irelevante. Studiohen vetëm keqpërdorimet, keqtrajtimet, masakrat e natyrave të ndryshme si dhe synimet eksploatuese të tij!
Studimet mbi këtë veprimtari okupuese të Sulejman Rexhepit studiuesit e ardhshëm do t’i mbështesin mbi faktet dhe argumentet tashmë të arkivuar jo vetëm nëpër arkivat e portaleve por edhe nëpër institucione të veçanta ku Sulejman Rexhepi kurrë nuk do të ketë mundësinë e shkatërrimit apo të retushimit të atyre fakteve.
Më interesante do të jenë aktet që flasin se si Sulejman Rexhepi “rrethohej” me “spiunë”, “hajdutë”, “kriminelë”, “bashkëpunëtorë të Lëvizjes për Reforma në BFI” etj! Një aradhë e tërë aarmiqsh të tij, shto këtu edhe “pederastët”, “rakixhinjtë”, “zinaxhinjtë”, “konsumuesit e drogës”, për të clët fliste dhe i etiketonte me plotë bindje Sulejman Rexhepi! Një Institucon fetar, i degraduar përmes politikave kadrovike të Sulejman Rexhepit me qëllim që, në mesin e të gjithë atyre “pederastëve” vetëm ai të dukj burrë, në mesin e të gjithë atyre “spiunëve” vetëm ai të dilte “patriot”, në mesin e të gjithë atyre “hajnave” vetëm ai të dilte si i “devotshëm”!
Sulejman Rexhepi, të gjithë të punësuarve në BFI dhe më gjërë ju ka thënë se rreth tij ka të punësuar një “homo”, se ka një rakixhi, se ka dy-tre spiunë të UDB-së, se ka plotë bashkëpunëtorë të Afrim Tahirit, se ka hajna… Nëse këto janë të vërteta, atëherë del puna se Sulejman Rexhepi e ka sëmundje shantazhimin! I shantazhon të gjithë! Prej të gjithëve kërkon që t’ia fusin llapë këpucëve të tij! Sulejman Rexhepit i duhet një hajn me qëllim që, një ditë, kur të kapet me pelë për dore, kur të zihet duke vjedhur, vjedhjen e vet ta amortizojë duke e kapur “hajnin” e vërtetë në BFI, siç e kapi Fahredin Ebibin e pafajshëm! Doli Farkua hajn kurse Sulejman Rexhepi “shpëtimtar” i arkës së BFI-së së uzurpuar prej tij. Gjërat e uzurpuara eksploatohen padhimbje, deri në skatërrim total!
Sulejman Rexhepit i duhet një vegël i cili do të dalë publikisht e do të thotë se, të gjitha ato shkrime negative për të, nuk janë të vërteta, sepse i kam shkruar unë! Mundësisht këtë dëshmi ta ketë refren të tij në çdo mexhlis, si dikur arixhinjtë që argëtonin katundarë me ariun e dresuar!
Sulejman Rexhepit i duhet një ndejë e rastësishme e dikujt me njëfarë Sinishe, që na qenka mik i ngushtë i djalit të tij, me qëllim që, një ditë, përmes tij ta degradojë dhe degjenerojë një ushatarë të UÇK-së, për të thënë se “nuk kam pasur faj që të gjithë uçkëistat i kam trajtuar si udbashë”!
Një ditë, Sulejman Rexhepi e kishte mbledhur “këshillin nacional” të tij dhe, për nja një orë i kishte kërcënuar të gjithë ata që do t’i flasin, qoftë edhe në telefon, një ushtari të respektueshëm të UÇK-së! U kishte thënë se ai i paska vjedhur nga arka 40 mij euro, u paska thënë se ai ka bërë përpjekje që ta korruptojë Sulejman Rexhepin, ju paska thënë se ai ka keqpërdorur pozitën duke e trajtuar makinën e tij personale si makinë zyrtare, u paska thënë se ai qenka linku i Agjencisë maqedonse për zbulim dhe kundërzbulim, të cilët përmes tij po ditkëkan gjithçka për BFI-në, se na qenka bashkëpunëtorë i ngushtë i mikut të djalit të tij, Sinishës, dhe, në fund, të gjithë janë kërcënuar se, prej asaj dite kush do të flasë me këtë “spiun” do të fluturojë nga puna! Kurse djali i tij edhe më tej Sinishën mund ta ketë mik shtëpie!
Në mbrëmje e thërrasin disa babaxhanë të UÇK-së, ia lidhin bolet me tela dhe, do ti që Sulejman Rexhepi lëshon në facebukun e tij foto me atë “spiunin” dhe, nga dita e nesërme i dha benificione edhe më të mëdha! Njeriu i rrezikshëm, spiuni, hajni zhvatësi i BFI-së sakaq bëhet njeriu më i respektueshëm! Sepse të gjithë e kuptuan se në ditën e akuzave Sulejman Rexhepi pati mision që ta fyej UÇK-në!
Punën e telit rreth boleve nuk e di askush, ndërsa mbarë opinioni e mësoi dhe ky fakt u arkivua se, në BFI-në e Sulejman Rexhepit kanë vluar udbashët. Pra, Sulejman Rexhepi ka punuar me udbashë, pederastë, rakixhinj, konsumues droge, hajna, ekstremistë, radikalistë, kriminelë, zinaxhinjë, me të gjitha strukturat me përjashtim të teologëve të mirëfilltë. Për teologët e mirëfilltë Sulejman Rexhepi gjithmonë ka thënë “ai nuk ka mend sa ky i jemi”! Ndërsa për hafëzlerët klasikë ka thënë se nuk janë hiç më shumë se sa një gomar apo kali që ngarkohet dhe e bart barrën por nuk di se çka ka në të! Sulejman Rexhepi mendon se të mirë janë vetëm ata që shahen prej tij, vetëm ata që i nënshtrohen e që janë lojalistë, duke mos u bindur se, pikërisht kjo shtresë e bashkëpunëtorëve të tij janë si varrëmihësit që varrosin të gjallë! Edhe sot kujtohet inkuizicioni me ç’rast shprehet dhembja për të keqtrajtuarit dhe urrejtja për “pushtetarët”! Ishalla po merr sa më shpejt fund kjo periudhë tepër e zymtë e BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhei dhe piunët e tij!