Çka po i pengojnë xhamitë Shaqir Fetait

“Reformat” e Shaqir Fetait nisën me tjetërsime e me shitje të vakëfit, me varshmëri nga buxheti i shtetit, me tjetërsime e shkatërrime të xhamive. Mallkim mbi këtë monstër

Derisa në Dibër po ndodhë një masakër mbi vlerat shpirtërore e kombëtare të shqiptarëve autoktonë, Shaqir Fetai po e bën kokrrën e sefasë në zyren e vet të uzurpuar, duke ftuar mysafirë e duke qerasur njerëz në kundërvlerë të një urimi dhe një përshëndetje, në kunërvlerë të fjalës magjike “jemi të lumtur për sukseset e juaja në drejtimin e BFI-së”!
Sapo lexova një informacion që thoshte se “reformat” e Shaqir Fetait në BFI të RMV-së, që kur e instaloi pushteti aktual maqedonas, që kur pushteti e bëri BFI-në buxhetar të vetin, kanë filluar dhe vazhdojnë më tej me tjetërsimin e vakëfit, me shitjen e vakëfit, me kepërdorimin e letrave në vlerë, me dreka e darka për të gjithë ata që vijnë ta urojnë, por ama që nuk paguhen nga xhepi i tij por nga arka e BFI-së, me tjetërsimin dhe shkatërrimin e xhamive. Si i pafytyrë futet në xhami dhe, me plotë hipokrizi e injorancë flet me raste të dua hatmeve apo duave të hafizlerëve të rinj, ndërsa i falë xhamitë, si shtetit, ashtu edhe matrapikëve që shkatërrojnë pa dhimbje.
Gjatë Muajit të Ramzanit, lejoi që Xhamia e Manastirit, t’i shndërrohet fillimisht në Kisha e Shën Gjorgjisë, e pastaj në institucion nacional, në “muze”, porse, sa herë të ketë nevojë e shfrytëzon kisha!
Sot, i mbarë oinioni shqiptar u trondit me një aksion të ndrmarrë nga njerëzit e Shaqir Fetait dhe të porositur prej tij. U prish Muri i 100 dritareve të Xhamisë së Sahatit në Dibër, në oborrin e së cilës gjendet edhe varri i Rilindasit tonë, Seid Najdenit.
Kjo xhami, dhe ky murë me një vlerë sa historike aq edhe kombëtare, u përurua më 26 janar të vitit 2013. Kjo ngjarje, në histoorinë e Qytetit të Dibrës do të ngelë si e veçantë, sepse tuboi bashkë parinë fetarë më në krye Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepin, parinë politike lokale e qendrore, me në krye liderin e BDI-së Ali Ahmetin, parinë politike të Kryeqytetit shqiptar më në krye prefektin e atëhershëm Lulzim Bashën, personalitete të larta ushtarake si dhe intelektualë të shumtë me prejardhje nga Dibra.
Njgjarja konsistonte me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa kjo datë ishte “murosur” simbolikisht në 100 qemeret e Murit të Xhamisë së Sahatit.
Shaqir Fetait i pengon kjo ngjarje, Shaqir Fetait i pengon kjo simbolikë. Shaqir Fetait i pengojnë të gjitha ngjarjet historike kombëtare. Shaqir Fetai këtë urrejtje kundër vlerave kombëtare e kamuflon duke pirë kafe e duke u “miqësuar” me “intelektualë” e me udhëheqës të Institutit për Trashëgimi Kulturore e Shpirtërore të Shqiptarëve të RMV-së si dhe me përfaqësues të Arkivit Shtetëror maqedonas. Mbase duke i lutur që t’ia zhdukin të gjitha dokumentet ku, eventualisht, mund të gjendet pseudonimi i tij “ORAO”!
Me leje dhe me vendim të Shaqir Fetait, alias “ORAO”, nga sot Xhamia e Sahatit do të ngelë pa atë vlerë simbolike që shënon përurimin e saj me rastin e 100 vjetorit të pavarësimit të Shtetit Shqiptar! Ç’mund të presin shqiptarët nga udbashët që mbajnë llogari datat historike e kombëtare serbe?
Sot Shaqir Fetai u përkujdes që të shkatërrohet kjo simboikë e Murit me 100 dritare, kjo avlli e varrit të njërit prej Rilindasëve më të çmuar kombëtar Hoxhë Seid Najdenit, të shkatërrohet një prej kontributeve më të çmuar të ish-kolegut të tij, të ndjerit Myftiut Ruzhi ef. Lata, i cili, gjithnjë i thoshte Shaqir Fetait “do të vdesësh e nuk do të dalësh nga faza e pubertetit”! Ndërsa ky, shtiret se është në fazën e pubertetit, sepse, realisht, tashmë është në fazën e pjekurisë së argatllëkut në “klubin e udbashëve”! Le t’i rrënojmë vlerat kombëtare e fetare, sepse do të bëjmë bisnes, mendon Shaqir Fetai, me trurin e vet të atrofizuar!
Me rrënimin e “Murit me 100 dritare” u “rrënuan” edhe mesazhet historike qe u përcollën me rastin e përurimit të tij nga përfaqësues më të lartë të kombit e të fesë në trojet tona etnike. Kurse atëkohë, Shaqir Fetai ishte aty, te vendi i mizës së kalit!/1kliklarg/

 

Leave a Reply