Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë rajoni më i goditur në botë nga pandemia COVID-19.
Sipas Universitetit Johns Hopkins që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 26 milionë e 808 mijë e 328 persona teksa kanë humbur jetën 459 mijë e 403 persona, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Gjatë 24 orëve të fundit sipas universitetit janë raportuar 128 mijë e 114 raste të reja me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 3 mijë e 522 viktima.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.