COVID-19 në SHBA: Mbi 26 milionë të infektuar dhe rreth 460 mijë viktima

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë rajoni më i goditur në botë nga pandemia COVID-19.

Sipas Universitetit Johns Hopkins që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 26 milionë e 808 mijë e 328 persona teksa kanë humbur jetën 459 mijë e 403 persona, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Gjatë 24 orëve të fundit sipas universitetit janë raportuar 128 mijë e 114 raste të reja me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 3 mijë e 522 viktima.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Leave a Reply