Mustafa Dauti menjëherë pas vërshimës katastrofale në Hasanbeg bleu një BMW prej 60 mij eurove të cilën e ëndërrojnë edhe bisnesmenët e lartë, pas kësaj ai edhe na magjistroi duke e blerë temën në vlerë prej 5000 euro, në Tiranë. Pa dhënë asnjë provim në Universitetin Ndërkombëtar të Ramiz Merkos, ai magjistron duke paguar 5000 euro ryshfet. Sonte po festohet ky marifet i këtij kryehajni
Shkruan: Haxhi Isa Xhaviti
Sonte, natë e ditës së xhuma, Sulejman Rexhepi në facebuk-un e vet publikon një fotogafi që e titullon ‘Një mbrëmje e bukur me disa nga bashkëpunëtorët e mi!’ Në fakt, Mulla Sula me bashkëpunëtorët e vet është në konakun e tij, ku hahet dhe pihet me para por që nuk dihet se kush paguan. Në fotografi shihen bashkëpunëtorët” e Mulla Sulës, të mbledhur rreth sofrës, duke pritur të shtrohet mishi i darkës. Do ta shkoqin mishin pa u shkuar fare mendja tek të varfërit dhe tek hallexhinjtë e banorëve të Hasanbegut. Po i bëjnë rrush e kumbulla paratë e tubuar nga katër anët e dheut shqiptar për ti ndihmuar banorët e Hasanbegut. Në bazë të renditjes rreth sofrës shihet qartë se në krye të oxhakut krah tij eshte makina e shpërlarjes së parave të pista, kryehajni Mustafa Dauti. Nga kjo sofër vijnë informatat se darkën e shtron po ky hajn, Mustafa Dauti, i cili, qeras për suksesin e tij personal që e paska arritur me botimin e një libri. Në fakt, kjo darkë e fsheht do të mbahet në mend si ajo darkë e Krishtit në të cilën do ta paralajmërojë tradhëtarin e vet, Judë Iskariotin. Ky Juda, pra Mustafa Dauti, përmes kësaj darke mundohet që ta legalizojë plagjiaturën e vet, aktin kriminal ndaj dijes, sepse, nuk ka njeri në këtë fytyrë të tokës që nuk e di se Mustafa Dauti, me profesion shpirtëror hajn, nuk është i denjë për të thurrur qoftë një fjali të thejshtë e lëre më të shkruajë libër! Dhe në këtë darkë, përveç disa diletantëve, përveç disa hajnave dhe dashamirë të mishit të pjekur, shihet që marrin pjesë edhe nja dy doktorë të shkencave islame. Dhe që të dy, me pjesëmarrjen e tyre, e legalizojnë dhe e institucionalizojn diletantizmin dhe injorancën në BFI. Doktorët e sinqertë të shkencës, nuk shiten për një copë mishi të skuqur, nuk marrin pjesë në darka të fshehta, nuk futen në kurthin e kriminelëve dhe hajnave. Që të dy doktorët e dijnë fare mirë se si magjistrohet dhe si doktorohet, si dhe e dinë fare mirë që që kapaciteti intelektual i Mustafa Dautit është i nivelit të një kërmilli që në zvarritje e sipër si trag lë vetëm masë të qyrrosur. Mustafa Dauti menjëherë pas vërshimës katastrofale në Hasanbeg bleu një BMW të cilë e ëndërrojnë edhe bisnesmenët e lartë, pas kësaj ai edhe na magjistroi duke e blerë temën në vlerë prej 5000 euro, në Tiranë. Pa dhënë asnjë provim në Universitetin Ndërkombëtar të Ramiz Merkos, ai magjistron duke paguar 5000 euro ryshfet. Mustafa Dauti kishte përzgjedhur një temë laike! Pse pikërisht një teolog zgjedh temën DEBATI GJYQËSOR SI GARANCË PËR BARAZINË E PALËVE NË PROCEDURËN PENALE, të cilën do ta mbrojë para anëtarëve të komisionit të përbërë nga: Dr. Luan Hajdaraga, ish-ministër i mbrojtjes dhe i punëve të jashtme, Dr. Marko Bello, ish-ministër i euro-integrimeve, Dr. Flora Kastrati dhe Ebrar Ibrahimi, sipas informacionit të botuar në web faqen e BFI-së? Sepse asnjëri prej këtyre katër personave nuk ka lidhje me teologjinë dhe me fenë islame. Luan Hajdaraga nuk di të shkruaj tema fetare, sikur me ia pas falur edhe tërë donacionin e mbledhur për hallexhinjtë e Hasanbegut. Luan Hajdaraga është jurist i mrekullueshëm por tepër xhambaz për sa i përket shitje-blerjes së temave për magjistratrurë apo doktoraturë. Gëzim i madh i BFI-së dhe i bashkëpunëtorëve të tij për hajnin e shpifur Mustafa Dautin që na paska magjistruar! Ndërkohë që katër-pesë teologë të tjerë kanë doktoruar me mund e me djersë vitin e kaluar dhe për këtë sukses nuk është derdhur qoftë edhe një çaj rusi. Çka fshihet pas kësaj darke të fshehtë? Koxhabashi e dinë fare mirë që do të përfundoj shumë keq, do të përfundoj si hajn dhe shkatërrues. Për këtë eshte shumë i vetëdijshëm por, ja që, përmes festave të këtilla fëmijërore përpiqet që të paktën të krijojnë përshtypje tek të tjerët se, ja, iki përtej grillave, që për ilëm shtroi edhe dreka e darka. Mashtrim optik ky që nuk ndez te njerëzit normal, tek ata që nuk e dhunojnë stomakun me mish haram të skuqur.


