Dehumanizmi i BFI-së nën drejtimin e Shaqir Fetait

Nën udhëheqjen e Shaqir Fetait, BFI ka humbur gjithnjë e më shumë rolin e saj si një forcë pozitive për shoqërinë dhe ka nisur të shfaqë politika dhe praktika që nuk pasqyrojnë vlerat islame të solidaritetit dhe humanizmit. Aktivitetet humanitare që dikur ishin një ndër prioritetet e këtij institucioni janë minimizuar deri në zero

Nga Mr. Eset Shaqiri

Në një kohë kur myslimanët e Maqedonisë së Veriut përballen me vështirësi ekonomike dhe sociale, kur shumë prej tyre janë të varfër dhe kërkojnë mbështetje të sinqertë dhe përkujdesje nga institucionet relevante, Bashkësia Fetare Islame (BFI) ka shfaqur një transformim të trishtuar nën udhëheqjen e Shaqir Fetait. Shumëkush, në vend që të shohë një BFI që po angazhohet për të përmirësuar jetën e besimtarëve dhe që po investon në nevojat e popullatës, ka filluar të përjetojë një periudhë të dehumanizimit të plotë të këtij institucioni. Aktivitetet humanitare janë minimizuar deri në zero, ndërsa shpenzimet e shfrenuara dhe abuzimet me burimet e besimtarëve janë bërë një fenomen i zakonshëm.

Institucioni fetar që e legjitimon talljen me varfërinë

Nën drejtimin e Shaqir Fetait, BFI ka parë një rritje të dyshimtë të shpenzimeve pa kontroll, ku nuk janë të pakta akuzat për shpërdorim të letrave në vlerë, të fondeve dhe abuzim me pasuritë që janë dhuruar nga besimtarët myslimanë. Ky është një fenomen që ka shkaktuar shqetësim të madh, sepse këto para janë grumbulluar me qëllim që të ndihmojnë ata që janë më në nevojë dhe të përkrahin zhvillimin e institucioneve fetare dhe shoqërore. Megjithatë, përkundër të gjitha këtyre donacioneve, aktivizimi i BFI-së në aktivitete humanitare ka rënë në zero, dhe kjo është një tradhëti ndaj besimtarëve të këtij komuniteti, të cilët po shohin që paratë e tyre po shpenzohen pa asnjë llogari dhe pa asnjë dobi për ata që janë më të varfrit.
Shpenzimet e shtrenjta për iftare luksoze, për shembull, janë një pasqyrë e kësaj neglizhence të madhe ndaj realitetit të përditshëm të myslimanëve. Përballë një popullate që përballet me varfëri dhe vështirësi ekonomike, shtrimi i iftareve për politikanë dhe njerëz të pasur, dhe jo për ata që kanë nevojë, është një formë tjetër e abuzimit me burimet që janë destinuar për të varfërit. Ky është një dehumanizim i plotë, pasi shpenzimet që mund të kishin mbështetur një shtresë të tërë të shoqërisë, po shkojnë për aktivitete që kanë shumë pak lidhje me nevojat e besimtarëve të thjeshtë.
Nën udhëheqjen e Shaqir Fetait, BFI ka humbur gjithnjë e më shumë rolin e saj si një forcë pozitive për shoqërinë dhe ka nisur të shfaqë politika dhe praktika që nuk pasqyrojnë vlerat islame të solidaritetit dhe humanizmit. Aktivitetet humanitare që dikur ishin një ndër prioritetet e këtij institucioni janë minimizuar deri në zero, ndërkohë që pozita e BFI-së është përdorur për të përforcuar interesat personale dhe për të ruajtur pozitat e udhëheqësve të saj. Në vend që të angazhohet për nevojat e atyre që janë më të varfrit dhe për ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje, BFI-ja është shndërruar në një platformë për të shfrytëzuar besimin dhe devotshmërinë e myslimanëve për qëllime të ngushta dhe personale.
Kjo ide humanitare është bërë gjithnjë e më shumë një premtim të cilin BFI-ja, nën udhëheqjen e Fetait, duket se nuk është në gjendje ta realizojë. Aktivitetet që dikur ishin në qendër të angazhimit të BFI-së, si ndihmat për jetimët, shërbimet për ata që janë në nevojë dhe investimet për përmirësimin e kushteve të jetesës, janë zhdukur praktikisht. Në vend të tyre, po shohim iftare për politikanë të pasur, shpenzime të mëdha dhe shfrytëzim të besimit të myslimanëve për qëllime personale.

“Humanizmi cinik” dhe hurmat e Mbretit

Në një kohë kur bota po përballet me krizë të vazhdueshme humanitare dhe popullata më e varfër ka nevojë për ndihma të vërteta, ka diçka që ndodh në Maqedoninë e Veriut: Bashkësia Fetare Islame (BFI) ka shpërndarë 24 tonë hurma, dhuratë nga Mbreti i Arabisë Saudite, për myslimanët e Maqedonisë. Por, është ky një akt humanitar i vërtetë apo një tallje cinike me vështirësitë e popullsisë më të varfër në rajon?
Hurmat, një frut tropikal, me të vërtetë mund të kenë vlera ushqyese, por a janë ato zgjidhja për ata që janë të varfër dhe që kërkojnë ndihmë për nevoja jetike? A ka vlera dhe domethënie humanitare një dhuratë të tillë, kur ajo nuk shërben si zgjidhje për problemet që po përballen ata që janë në vështirësi? Populli mysliman i Maqedonisë së Veriut është një ndër më të varfrit në rajon, dhe kërkon mbështetje për nevoja themelore si shkolla, spitale, infrastrukturë, pajisje spitalore, dhe, mbi të gjitha, strehim. Hurmat janë një dhuratë e cila nuk ka të bëjë me këto nevoja vitale.
Duke ndihmuar me hurma, nuk po u ofrohet këtyre njerëzve mundësia për të përmirësuar jetën e tyre dhe për t’iu dhënë mundësinë për të jetuar dinjitetshëm. A është kjo vërtet ndihmë, apo është një mënyrë për të hedhur hi syve dhe për të pasur një lloj “humanizmi” që nuk ka asnjë efekt real? Pse kjo lëmoshë e paefektshme? Pse nuk është adresuar ndihma për nevojat më të thella të kësaj popullate?
Në këtë kuadër, figura e Shaqir Fetait, i ashtuquajturi “reis” i BFI-së, ka ngjallur reagime të shumta. Përse ai është përfshirë në këtë “dhuratë”, dhe cilat janë interesat e tij në këtë proces? A ka ndonjë ndikim të vërtetë që ai mund të ketë në jetën e përditshme të myslimanëve në Maqedoninë e Veriut, ose është vetëm një pjesë e një lojë më të madhe, ku qëllimi është përfitimi politik dhe personal?
Ky “akt humanitar” është më shumë një tallje sesa një ndihmë e vërtetë. Myslimanët e Maqedonisë kanë nevojë për përmirësim të kushteve të jetesës, për mbështetje për arsimin, për ndihmë mjekësore dhe për ndihma të tjera të domosdoshme. Ata nuk kanë nevojë për hurma, që janë thjesht një simbolikë që fsheh dështimin për të ofruar ndihmën e vërtetë. Humaniteti i vërtetë do të thotë të ofrosh mundësi reale për përmirësimin e jetës së njerëzve, të ofrosh ndihmë për ata që kanë nevojë për shërbime mjekësore, për ata që kanë nevojë për arsim dhe infrastrukturë.
Edhe BI e Kosoves, ka pranuar dhuratë hurma nga Arabia Saudite, por, për ta ruajtur dinjitetin e myslimanëve të vet, ajo ka këmbëngulur që kjo dhuratë të shoqërohet me ndiuhmë konkrete për të varfërit e Kosovës. Kësisoj, veç hurmave janë shpërndarë tetë mijë pako ushqimore dhe nga një thes miell në kuadër të një aksioni humanitar të organizuar nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” në bashkëpunim me Qendrën e Mbretit Selman për Ndihmë dhe Punë Humanitare të Mbretërisë së Arabisë Saudite. Shpërndarja e ndihmave është fokusuar te kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, në prag të muajit të shenjtë Ramazan.

BFI-ja me gjasë nuk e ka prioritet humanitetin

Në një kohë kur dhimbja e jetimëve është e thellë dhe e prekshme, dhe kur ata kërkojnë mbështetje dhe shpresë, shfaqja e një “projekti humanitar” nga Bashkësia Fetare Islame (BFI) ngre pyetje të mëdha mbi integritetin dhe sinqeritetin e këtij “ndihmimi”. Një projekt që ka si qëllim ndihmën për jetimët dhe mbështetje për ata që nuk kanë askënd, ka filluar të zbatohet nga Muftinitë e vendit, duke u kërkuar atyre të përshpejtojnë procedurat për regjistrimin e kandidatëve. Ky projekt lidhet me sistemin e Gjysmëhënës së Kuqe të Emirateve të Bashkuara Arabe, që ka nisur aplikimin e tij, por papritur, kur situata kërkon veprim dhe ndihmë të shpejtë, është e papranueshme që sot të mos flitet më fare për këtë projekt, si dhe të mos ketë përpjekje për të realizuar atë.
Ky është një moment kur askush nuk mund të mbyllë sytë për realitetin dhe të heqë përgjegjësinë për ata që janë të pafajshëm dhe që kanë nevojë urgjente për mbështetje. Ky “projekti i jetimëve” i mbështetur nga Gjysmëhëna e Kuqe ka krijuar shpresë për ata që janë të margjinalizuar dhe jetojnë në kushte të tmerrshme, por po ndodh një heshtje e thellë në lidhje me realizimin e tij. Përse nuk ka lëvizje përpara? Pse ka pasiguri dhe vonesa në regjistrimin e jetimëve? Si mundet që BFI, si institucioni që ka përgjegjësinë e të ndihmuarit të popullsisë myslimane, të largohet nga ky angazhim dhe të mos merret me të njëjtën përkushtim që pretendohet të ketë ndaj jetimëve?
Nuk mund të mos lindin pyetje të mëdha për qëllimet e vërteta që fshihen pas këtij projekti. A është ky një akt i sinqertë humanitar, apo një mundësi për Shaqir Fetain dhe feudët e tij për të shfrytëzuar situatën e jetimëve dhe varfërisë për të fituar pikë politike dhe për të mbajtur kontrollin mbi komunitetin mysliman? Duke lënë pas dore këtë projekt, dhe duke krijuar një imazh të ndihmës që më shumë ka të bëjë me politikën sesa me humanizmin, BFI po abuzon me një prej grupeve më vulnerabël të shoqërisë: jetimët. Pse jetimët duhen shpresuar për ndihmë dhe shërbime që nuk vijnë kurrë? Pse një projekt kaq i rëndësishëm, që mund të ndihmonte ata që janë më të nevojshmit, është i bllokuar dhe nuk po realizohet me urgjencën që kërkon situata?
Humanizmi kërkon veprime, jo fjalë boshe, jo përfitime politike dhe jo retorikë që përdoret për të mbuluar paaftësinë për të ndihmuar ata që janë në nevojë.

Drejtoria e Vakëfit na harroi apo nuk e pranon “lojën humanitare” të Shaqir Fetait

Në një kohë kur humanizmi dhe solidariteti janë më të nevojshme se kurrë, ka shqetësime të forta lidhur me mënyrën se si Bashkësia Fetare Islame (BFI) po përballet me akte të tilla si ndihma humanitare dhe mbështetje për ata që janë në nevojë. Në prag të Ramazanit Shoqata “Bereqeti” e BIK-ut në bashkëpunim me Drejtorinë e Vakëfeve të Turqisë ka dhuruar 6 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë. Ky aksion, i cili ka për qëllim të mbështesë kategoritë e ndjeshme të shoqërisë gjatë muajit të Ramazanit, është një shenjë e solidaritetit dhe përkujdesjes ndaj besimtarëve myslimanë, që e ndihmon popullatën përmes veprimeve konkrete.
Megjithatë, ky vit shënon një të dhënë të hidhur për BFI-në: për herë të dytë radhazi, kjo bashkësi është përjashtuar nga ky aksion humanitar, një ngjarje që ngre shumë pyetje dhe shqetësime mbi ndarjen e ndihmave dhe menaxhimin e tyre nga kjo bashkësi fetare.
Një nga arsyet më të mundshme është gjithashtu një pyetje që duhet t’i bëjmë vetes: A po krijohet një situatë e padrejtë dhe e dyshimtë përsa i përket menaxhimit të ndihmave humanitare që janë destinuar për popullin më të varfër dhe ata që kanë nevojë për mbështetje? Pse një institucion fetar që ka pasur përgjegjësinë për ndihmën ndaj njerëzve të varfër po përjashtohet nga mundësia për të kontribuar dhe shpërndarë këto ndihma? Pse të mos mund të përfshihet dhe BFI-ja në këtë proces, siç ka ndodhur për shumë vite më parë, me nga pesë mijë pako për çdo Ramazan? A është kjo një shenjë e politikave të brendshme dhe të njëanshme të BFI-së që pengojnë bashkëpunimin me organizata dhe shoqata që ofrojnë ndihmë?
Ky është një moment kritik për BFI-në që të tregojë se është në të vërtetë një përfaqësuese e interesave të popullatës myslimane dhe që ka vullnetin e duhur për të përmirësuar jetën e atyre që po përballen me varfëri. Nëse kjo bashkësi nuk është në gjendje të bashkëpunojë me organizata të tjera, si me Drejtorinë e Vakëfeve të Turqisë, ky është një dështim i madh i saj për të realizuar misonin e saj fetar dhe shoqëror.
A është ky përjashtim një reflektim i paaftësisë për të krijuar politika që respektojnë njeriun, a është ky një sinjal i dështimit për të vënë interesin e popullit mbi interesat e ngushta të individëve që qëndrojnë në krye të institucioneve fetare? Politikat që kultivohen brenda BFI-së, të cilat janë të ndikuara më shumë nga interesat personale dhe politike sesa nga nevojat reale të besimtarëve, janë një pengesë për zhvillimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë.

Iftaret politike “që mbulojnë” dështimet fetare

Në muajin e shenjtë të Ramazanit, një muaj i mbushur me agjërim, reflektim dhe solidaritet, shtrimi i iftareve masovike, sidomos ato në ambiente të shtrenjta dhe për persona që nuk kanë lidhje reale me islamin dhe popullatën myslimane të varfër, ngre shumë shqetësime dhe pyetje mbi mënyrën se si po menaxhohen paratë e besimtarëve dhe kujdesi për ata që kanë nevojë më shumë. Përse është kaq e rëndësishme për udhëheqësit fetarë të shtroni iftare luksoze për politikanë, miq dhe njerëz të pasur, ndërkohë që një pjesë e madhe e popullsisë myslimane po përballen me varfëri ekstreme dhe nevojë për ndihma të vërteta?
Shtrimi i iftareve masovike është një praktikë që në esencë ka për qëllim të bashkojë komunitetin mysliman, të stimulojë ndihmën reciproke dhe solidaritetin mes njerëzve. Kjo është një mundësi për ata që janë në nevojë, për të ndarë një drekë në një muaj të shenjtë që sjell paqe dhe harmoni. Por kjo ide e thjeshtë dhe e bukur është transformuar në një mundësi për shfrytëzim politik dhe shpenzime të mëdha për njerëzit që nuk kanë asnjë lidhje me nevojat e popullatës myslimane. A është marrë leja, pëqlimi, “iza” nga populli mysliman i vendit për t’i shtruar iftar, bie fjala, dedo Stefanit, Talat Xhaferit, Visar Ganiut, Afrim Gashit etj? Pse ndihma dhe mbështetje për ata që kanë nevojë po mbulohet me festa për njerëz që janë të largët nga problemi real i popullatës?
Islami ka dhënë mësimin e qartë se ndihma për të varfrit dhe nevojtarët është një nga shtyllat më të rëndësishme të fesë, dhe nuk është e drejta e askujt, as e liderëve fetarë, të përdorin këtë ndihmë për të forcuar pozitat politike ose për të fituar përkrahje nga ata që janë jashtë realitetit të jetës së shumicës së besimtarëve.
Duke shpenzuar para për iftare të shtrenjta dhe ambiente luksoze për politikanët dhe njerëzit e pasur, Shaqir Fetai dhe udhëheqësit e BFI-së po i përjashtojnë ata që kanë nevojë për ndihmën reale. Një mundësi më e drejtë dhe më e sinqertë do të ishte që BFI-ja të investonte në projekte që ofrojnë ndihmë konkrete për popullatën më të varfër, si për shembull, ndihma ushqimore të drejtpërdrejta për ata që janë në nevojë, apo shtrimi i iftareve për shtresat më të varfra nëpër myftini, ku njerëzit mund të ndihmohen dhe të ndajnë ushqim në kushte më të drejta dhe të ndershme. Pse nuk po krijohet një projekt për guzhina popullore në myftini, që do të mund të shtronin iftare për ata që janë në vështirësi financiare dhe nuk kanë mundësi të sigurojnë një vakt të plotë?
Shtrimi i iftareve për politikanë dhe individë që nuk kanë asnjë lidhje me jetën e popullatës myslimane të varfër nuk është vetëm një abuzim me burimet dhe ndihmën fetare, por një përdorim politik i fesë dhe humanizmit për qëllime që janë të largëta nga interesat e besimtarëve.
Shtrimi i iftareve për politikanë dhe të pasur nuk është ai akt solidariteti dhe humanizmi që Islami kërkon, por një mjet për të manipuluar dhe për të mbajtur pozita të caktuara.
Është koha që BFI-ja të ndryshojë drejtimin dhe të ofrojë mbështetje të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë për ata që kanë nevojë, duke krijuar mundësi për iftare për shtresat e varfra dhe duke investuar në projekte që mbështesin zhvillimin e komunitetit dhe përmirësojnë jetesën e njerëzve që janë më në nevojë.

Leave a Reply