Deklaratë e fortë eshte berë sot ne lidhje me çeshtjen e pergjimeve te politkaneve shqiptare.
Gazetari Artan Hoxha, nga studio e emisionit “Opinion” duke folur per përgjimet që shërbimi informativ ka kryer ndaj disa deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, tha se një lap-top, i cili kishte përgjimet, ka qarkulluar pasi disa deputetë nuk e besonin që kishin qenë objek përgjimi.
Ai tregoi se këta deputetë dëgjuan me veshët e tyre përgjimet që iu ishin kryer nga SHISH. Por sipas Hoxhes ai lap-top eshte zhdukur a groposur.