Policia e Tiranës ka bërë të ditur planin e masave për devijimin e trafikut ditën e shtunë, ku do të luhet derbi i kryeqytetit, Partizani- Tirana. Sipas njoftimit zyrtar do të ketë devijim të rrugëve ku do të kalojnë grupe tifozësh për në stadiumin “Qemal Stafa”.
Konkretisht, do të ketë devijim të trafikut në rrugën “Dritan Hoxha” – Sheshi “Karl Topia” – “21 Dhjetori” – “Myslym Shyri” – sheshi “Willson” – rr. “Abdyl Frashëri” – stadiumi “Qemal Stafa”.
Gjithashtu, rruga e Dibrës – rr. “Xhorxh Bush”- Rr. Papa Gjon Pali II.- stadiumi “Qemal Stafa”.
Parkimi i mjeteve do të jetë i ndaluar në sheshin “Italia” dhe përreth stadiumit “Qemal Stafa”. Sheshi “Nënë Tereza” do të funksionojë si pedonale pas orës 19.00- 00.00. Drejtuesit e mjeteve, njofton policia, ndalohen të lejojnë pasagjerët të dalin në dritaret e mjeteve.