Tërë Maqedonia e Veriut nën peshën e zisë, nën peshën e dhembjes së rëndë, veç Shaqir Fetai ka kohë të fotografohet e të zgërdhihet me profesorë e me myhybtë e vet, madje këtë informatë edhe ta postojë! Nuk e ka postuar vetëm si informacion por, mbi të gjitha, për t’i bindur “punëdhënësit” e tij se si tallet me akademikët shqiptarë, me dhembjen shqiptare, me institucionet fetare islame
Nga Halid Sadiku
Vetëm një i prishur shpirtërisht, si Shaqir Fetai, mund të mbajë një “drejtor” (Mustafa Dautin), i cili, dikur, në cilësinë e “kryetarit” të OH Hilal mezi priste të ndodhë një katastrofë natyrore, sepse i jepej mundësia për të vjedhur në emër të humanitetit.
Vetëm një i prishur në shpirt, një skizofren, një manjak, një shpirtërisht i ngarkuar me veprime monstruoze antikombëtare e antifetare, si Shaqir Fetai, mezi pret të ndodhë ndonjë tragjedi, që të përpiqet e të dalë në sipërfaqe si “shpirtmirë” e me plotë “dhembshuri njerëzore”! Një fuks, i cili ka djegur shumë zemra, kurrë në jetë nuk mund ta tejkalojë veten prej fuksi e të shprehë dhembje qoftë vetëm një herë në jetën e vet. Në fakt, fuksat nuk dinë të shprehin dhembje, prandaj dhe, fuksi Shaqir Fetai, në telegramngushëllimin e vet thotë: “që ta tejkalojnë me sa më pak shqetësim këtë sprovë”!!! Thuhet “me sa më pak dhembje” o duduk! Ta kanë thënë udbashët, hiç mos u shqetso ORAO se do të marrësh në qafë ndonjë shqiptar, këtë e ke detyrë patriotike jugosllave!
Këtë “shqetësim” Shaqir Fetai e shpreh me rastin e tragjedisë që ndodhi në autobusin e “Besa Transit” që po kthehej nga Stambolli për në Shkup dhe që rrugës në Bullgari u dogj flakë me ç’rast humbën jetën 45 persona!
Pas tragjedisë së fundit që kanë ndodhur në Maqedoninë e Veriut, janë mobilizuar të gjithë organet gjegjëse shtetërore dhe, duke e parë këtë situatë, sakaq si “karabiber” është imponuar edhe Shaqir Fetai, sepse e ka nuhatur momentin e “shpëlarjes shpirtërore”!
Paska mbajtur mbledhje urgjente me “rijasetin” e tij? Po pse? Për të thënë se i mbulojnë shpenzimet e ceremonisë fetare? Për t’u lavdëruar me këtë “gjest”! Për të thënë se ceremoninë fetare do t’i mbulojë kjo “bashkësi”? A e di Shaqir Fetai se në raste të tilla ai mund të futet në “vrimën e miut”. Të gjithë këta viktima kanë vendlindjen e tyre, i kanë varrezat e tye, i kanë imamët e tyre, të cilët, në raste të tilla, detyrimisht, detyrimisht, detyrimisht obligohen, madje edhe vetë ofrohen vullnetarisht, për t’i kryer të gjitha ceremonitë fetare, madje fare pa ia ngulur “kepën” Shaqir Fetait. Kështu që, ky truk i tij është shumë i poshtër dhe, është shfrytëzim momenti (nga tragjedia) për t’u imponuar si “humanist”! Po ku ka fuks humanista?! Shaqir Fetai, fuksi, për t’i dhënë vetes pak “peshë” informon opinionin e gjërë se, nga momenti i tragjedisë vazhdimisht është në kontakt me Bashkësinë Islame të Bullgarisë! E çka është i rëndësishëm ky kontakt? Kujt i hy në punë? Vetëm Shaqir Fetait për të shkaktuar huti! Punë fuksi! Urdhëron të bëjnë lajm nga lutjet e nxënësve, nga falja e namazeve, nga këndimi i hatmeve për shpirtërat e viktimave! Është ky aktivitet për lajm? E bën për vëllazëri Shaqir Fetai? Jo! E bën për Allah? Pa dyshim që jo! E bën vetëm për ta kapur bishtin e rastit sa për ta shkundur ndonjë pluhur nga e kaluara e tij antikombëtare e anifetare!
Maqedonia mbajti zi tre ditë! Kosova dhe Bullgaria një ditë! Në këto dit nuk ka mburrje, nuk ka hare, nuk ka gëzim, nuk ka shënim aktivitetesh, ka përjetim të dhembjes kombëtare! Vetëm Shaqir Fetai del para aparati forografik duke u zgërdhirë si skuth!
Telegramngushëllimet i publikojnë mjetet e informimit, ndersa ai që ngushëllohet e arkivon telegramin dhe rri nën peshën e dhembjes së papërballueshme, që ta pëlcet kokrrën e lotit! Shaqir Fetai paska marrur telegrame të tilla! Edhe atë “Filani e ngushëllon Shaqir Fetain”! Dhe ky, pastaj, ja, ja myslimanë, ja si më do bota, ja si më nderon duke më nisur telegrame ngushëllimi! Nëse nuk më besoni, ja, po ua publikoj!
Vetëm një shpirtzi i gëzohet dhe i publikon telegramngushëllimet! Një Institucion i publikon duke nënvizuar se i ka arritur një telegram përmes të cilit ngushëllohen myslimanët e vendit…”!
Nuk është hera e parë që Shaqir Fetai mundohet që mbi viktimat të pretendojë se është “shpirtbardhë”! Katran, zi katran është ky farë fuksi!
Të nesërmen e ngjarjes, Shaqir Fetai poston lajm se paska pritur alamet shkencëtarin në BFI, gjegjësisht, njëfarë alamet intelektuali e paska vizituar Shaqir Fetain! Po si ky farë myslimani nuk e paska ngushëlluar “të parin e fesë” për tragjednë që i ka ndodhur myslimanëve “të vet”!? Ky farë shkencëtari nuk është askush i veçantë përveçse që është familjar i ngushtë i kreut të BDI-së! Paska shumë merita të posaçme për zhvillim shkencor, e sidomos si anëtarë i komisionit për themelimin e Fakultetit të Shkencave Islame, për ç’gjë edhe “dekorohet” nga fuksi Shaqir Fetai? Janë me dhjetra persona që janë meritorë për themelimin dhe ndërtimin e FSHI-së! Janë me dhjetra persona që nuk kanë fjetur natë e ditë duke punuar e duke u përgatitur për themelimin dhe ndërtimin e FSHI-së! Është më meritor, pa diskutim, ish-reisul ulema H. Sulejman ef. Rexhepi dhe, nëse dikush duhet të falënderohet deri në përjetësi për konrtributin në themelimin, në ndërtimin e FSHI-së si dhe në zhvillimin e mendimit intelektual e shkencor është ekskluzivisht H. Sulejman ef. Rexhepi, ky të cilit Shaqir Fetai ia nguli pas shpine të gjitha thikat e tradhëtisë përmes komplotit dhe puçit nga më të pandodhshmit në historikun e BFI-së! Veç kësaj, të gjithë, absolutisht të gjithë profesorët e FSHI-së janë shumëfish më meritor se sa “vizitori i Shaqir Fetait”, por, ja që asnjë prej profesorëve nuk janë kushëri të Ali Ahmetit!
Tërë Mqedonia e Veriut nën peshën e zisë, nën peshën e dhimbjes së rëndë, veç Shaqir Fetai ka kohë të fotografohet e të zgërdhihet me profesor Ismail Ahmetin, madje këtë informatë edhe ta postojë! Nuk e ka postuar vetëm si informacion por, mbi të gjitha, për t’i bindur “punëdhënësit” e tij se si tallet me akademikët shqiptarë! Vetëm shikojani stafin Shaqirt Fetait se me kë e ka pritur Prof. Dr. Ismail Ahmetin! Cili prej tyre mund të shprehte nderë për profesorin? Asnjëri! Të gjithë përdoren në mënyrë cinike për ta nënçmuar z. Ahmetin!
Shaqir Fetai vazhdon me propagandën e tij të ndyrë në çastet më dramatike për myslimanët e vendit, në çastin kur viktimat dihen ndërsa janë akoma të paidentifikuar. Zot, mos provo asnjë popull me trishtime të tilla, mos sprovo asnjë milet me dhembje kaq të rënda! Shaqir Fetai duhet të shkojë në Fakultet, të bëjë aktivitet, dhe t’ju tregojë barcaleta profesorëve që të shkulen së qeshuri, të zgërdhihen si gomerët vizatimorë që nuk dinë as çka është trishtimi, as çka është dhembja, e as çka është turpi! Diskutimet që qenkan zhvilluar në këtë mbledhje paskan lënë “përshtypje të veçanta”!
Qershia mbi tortë është ky titull “Imami i xhamisë së Rinisë në vizitë tek Reisul Ulemaja”! Titull nga logjika e njëmendësisë komuniste! Titull i denjë për raportet policore të UDB-së! Jo “vizitoi”, por “në vizitë”! Sepse, kështu dikush-dikush në të kaluarën shkonte te oficeri i UDB-së, Stanko Dragoviqi, për të raportuar e për të marrur më qafë ndonjë student shqiptar!
Dhe, krejt në fund, Shaqir Fetai, në vend se të zgjidhte Myftininë e Dibrës për t’u shkoqur së qeshuri me hajgare e me “vica” në ditën më të rëndë të shqiptarëve për këto dy-tri dekada, do të ishte mirë që të mblidhte “rijasetin” e vet dhe të shkonte në familjet për t’i ngushëlluar e për t’iu gjendur pranë në çastet më të rënda! Tani është momenti kur pranë këtyre familjeve duhet të jenë sa më shumë hoxhallarë, organe të BFI-së, “rijaseti”, dhe jo pasi të varrosen e të mbyllet e pamja! Shaqir Fetai nuk ka kohë për këtë mirësi e gjest human, sepse ka shumë “aktivitete”, duhet ta presë të hurit e të konopit, duhet të shkojë kodër pas bregu për të shitur idioti pordha, se ja, shikoni “reisin” çfarë është duke bërë! Një m… është duke e bërë!