Thellohet kriza politike ne Maqedoni, pas dështimit te bisedimeve maratone ne Shkup mes partive kryesore dhe komisionerit per Zgjerimin Johannes Hahn per datën e zgjedhjeve te parakohshme.
Ndërsa partia ne pushtet VMRO-DPMNE dhe dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH mbështeten zhvillimin e zgjedhjeve ne 24 prill, lideri i opozitës Zoran Zaev refuzoi te marre pjese ne to, pa pastrimin e listës zgjedhore dhe ndryshimin e gjendjes ne media.
Zoran Zaev:
Nëse zgjedhjet mbahen pa këto kushte ne 24 prill, ne nuk do të marrim pjesë. Përkundrazi, do të vazhdojmë të luftojmë për kushte korrekte. Do vazhdojmë të luftojmë për një Maqedoni të lirë.
Kundërshtari i tij Gruevski beri përgjegjëse opozitën per dështimin e bisedimeve.
Nikolla Gruevski:
Ka kohë që të përgatitet gjithçka që zgjedhjet të mbahen më 24 prill. Vetëm një njeri angazhohet që të vazhdojë ta thellojë krizën politike me sjelljen e tij”.
Ndërsa kryetari i BDI, Ahmeti, kërkoi qe te respektohet marrëveshja e korrikut.
Pas 10 oresh bisedimesh komisionari Hahn nuk e fshehu nervozizmin, ndërsa tha se tashme fati i Maqedonisë varet nga liderët e vendit.
Johannes Hahn:
Vendi ndodhet në një gjendje shumë të rëndë. Nuk duhet të harrojmë krizën e emigrantëve që po përjeton Evropa, dhe kjo mund të ndikojë akoma më shumë në vendin tuaj. Unë besoj se elita politike, parlamenti dhe çdo institucion tjetër, duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë kësaj situate. Nuk është vetëm kjo, por edhe kriza ekonomike dhe perspektiva euro-atlantike.Por pavarësisht vendimit qe do te marrin partitë politike, Hahn megjithatë premtoi mbështetje per mbajtjen e zgjedhjeve te lira e demokratike.