Digjet flamuri amerikan në Selanik, protesta kundër Pompeos

Vizita e sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo në Greqi është shoqëruar me protesta.

Më shumë se 1,500 njerëz nga grupet e krahut të majtë dhe partia Komuniste u mblodhën në Selanik dhe dogjën flamurin amerikan në afërsi të konsullatës.

Edhe në Athinë, mijëra demonstrues marshuan drejt ambasadës amerikane por u regjistruasr edhe përplasje me policinë.

Autoritetet përdorën sprajt dhe mejete të tjera per të shpërndarë turmën.

Vizita e sekretarit amerikan tw shtetit vjen në një kohë kur Athina dhe Ankaraja, kanë rënë dakord kohët e fundit për të filluar negociatat mbi çështjen përçarëse.

Sekretari Pompeo filloi një turne pesë-ditor rajonal në qytetin verior grek të Selanikut, disa ditë pasi Greqia dhe Turqia u angazhuan për të rifilluar dialogun pas konfliktit ushtarak  në zonën e diskutueshme detare. Turi rajonal do të vijojë në Itali, Vatikan dhe Kroaci deri më 2 tetor.

Leave a Reply