Makina e deputetes të LSDM-së nga qyteti i Vinicës Sllavica Shumanska-Miteva është djegur mbrëmë rreth orës 1 e 20.
Ndërsa policia gjatë gjithë natës ka siguruar shtëpitë e numrit më të madh të deputetëve nga shumica parlamentare.
Pas votimit të djeshëm të ligjit për përdorimin e gjuhëve në rrjetet sociale në profilet e deputetëve të LSDM-së kanë arritur kërcënime, sharje, mallkime, një pjesë e tyre të bëra edhe publikisht e disa të tjera të bëra nëpërmjet porosive.