21 shkurti është caktuar nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare dhe kremtohet në të gjitha vendet e botës.
Në këtë kuadër, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka uruar nëpërmjet rrjeteve të saj sociale këtë ditë shënuar, duke e shoqëruar me një mesazh ndërgjegjësues:
“Gjuha shqipe është thesari ynë i përbashkët. Prandaj ta duam, ta mbrojmë dhe ta promovojmë atë së bashku brez pas brezi!” – shprehet ajo.
Qëllimi i kësaj dite është të vlerësojmë gjuhën si një mjet të rëndësishëm për zhvillimin, sigurimin e diversitetit dhe dialogut ndërkulturor, si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e cilësisë në arsim për të gjithë, duke krijuar njëkohësisht shoqëri gjithëpërfshirëse.
Linku i publikimit në Facebook:
https://ëëë.facebook.com/103464624802314/posts/216945066787602/?d=n