Ju kujtohet ajo parulla e famshme «Trepça radi Beograd se Gradi»?! Diçka ngjashëm mund të zbërthehet edhe titulli i këtij shkrimi që sigurisht tash e tutje do të përdoret si moto e shqiptarëve të varfër, e shqiptarëve fiskik e bujarë, e myslimanëve të devotshëm, pavarësisht se nga cila «geto» e Maqedonisë vijnë ata.
Dizhonin, lagje më e varfër e Maqedonisë. Aty gjendet një xhami dhe një imam, shumë me ndikim në masë. Falë këtij imami, efendi Metush Mehmetit, nga kjo lagje mblidhen jashtëzakonisht shumë kontribute materiale në përgjigje të aksioneve fetare. Mblidhen fitra, zeqat, anëtarësi etj! Të gjitha këto mjete finansiare të shqiptarëve dhe myslimanëve të ngratë të kësaj «getoje» dorëzohen në «bejtul mallin» e Mulla Sulës, i cili, në vend se t’i përdorë për avansimin e jetës fetare, për mirëmbajtjen e Medresesë dhe të FSHI-së, të gjitha përfundojnë në xhepat e tij dhe të njerëzve të tij. Nuk ndërtohet Sullarja, as e Poshtmja e as e Epërja, sepse, banorët e këtyre dy fshatërave janë shumë të devotshëm, myslimanë te denjë dhe tepër të kujdesshëm në këqpërdorim të kontributeve finansiare fetare. Prandaj edhe nga të dy fshatrat këta kontribute janë shumë minimale, madje tepër domethënëse, me porosinë “nuk japim për xhepat e Mulla Sulës dhe të tajfës së tij»! Po ku pëfundojnë atëherë paratë e myslimanëve të “getos» shqiptare? Pe atëherë titulli Dizhoni dërmohet Sullarja ndërtohet? Në vendbanimet ku gjendet qoftë edhe një hajn, qytetarët e ndryshëm nuk parapëlqejnë që të kalojnë andej, madje të gjithë banorët i fusin në një kosh plehërash. Bie një krimb i kalbë të gjitha mollat. Po pse Sullarja merret për shembull? Faktet flasin se, në Rijaset, në organet e ndryshme të BFI-së si dhe nëpër institucionet shkollore, jo që mbisundon nepotizmi i tmerrshëm, i cili kryekëput përbehet nga familjarët e ngushtë të Mulla Sulës por, që mos të ngelë si dele e zezë në mes të dhenve, Mulla Sula ka zhvilluar tmerrësisht fort lokalizmin. Kështu që, vetëm nga të dy Sullaret, nëpër këtë organe e institucione të BFI-së janë të punësuar rreth 30 (tridhjetë) qytetarë të këtyre Sullarave. Aq fort e ka thurrur rrjetin Mulla Sula sa, është e pamundur që të rrjedhë ndonjë metalik në të mirë të jetës së përgjithshme fetare islame në vend, të gjitha metalikët kapen nga ky rrjet dhe përfundojnë nëpër xhepa të tyre. Natyrisht, nuk ka asgjë të keqe, sepse këta të punësuar punojnë, edhe ata përpiqen dhe djersiten, e marrin rrogën me djersë e me hallall, por, shtrohet pyetja pse që të gjithë nga këto dy Sullaet. Tridhjetë të punësuar, nga (mesatarja) 500 euro, në muaj derdhen në këto xhepa rreth 15 mij euro neto. Bruto, natyrisht që e tejkalojnë 30 mij euron! Të hyrat nga këto dy fshatra në kasën e BFI-së brenda një viti nuk janë më shumë se 10 mij euro, kurse për këta 30 persona brenda një viti shpenzohen rreth 400 mij euro bruto! E dhënë shokante, shumë e trishtueshme. Ndërkohë që Myftinia e Shkupit nuk është në gjendje t’ua paguajë rrogën të paktën nja 20-30 imamëve të Shkupit, jo më shumë se nga 100 euro në muaj. Kurse të dhënat e tjera për të mirën e mbi 200 imamëve të Shkupit as që mund të flitet, sepse, «kuadri shpëtimtar» i islamit që vie nga Sullarja e Mulla Sulës dhe nga Sullarja e Ibrahim Idrizit, duhet të paguhet, sepse, të tjerët nuk janë të aftë për zhvillim të Islamit. Vendburimi i zhvillimit të kësaj feje është Sullarja e Epërme dhe ajo e Poshtne. Kështu mendon Mulla Sula, kështu mendon dhe vepron. Sepse, keqpërdorues të të hyrave fetare duhet të jenë sa më shumë, gishti drejtues të drejtohet te sa më shumë dhe jo vetëm te Mulla Sula Vetëm nga familja e ngusht e Sulejman Rexhepit nga të hyrat e të ngratëve prej Dizhoni marrin rrogë rreth dhjetë familjarë, madje rroga të majme, të mos flitet për mundësinë e tyre për të vjedhë dhe grabitë nga kjo pasuri që ngritet me kafshatën e fundit të të mjerve nga Dizhoni dhe nga «getot e tjera» ! A nuk janë pjekë kushtet për një dua të përbashkët «haram të qoftë o Mulla Sulë, ty dhe tajfës tënde»! Tani po vjen Ramazani dhe më i gëzuari prej të gjithëve është Mulla Sula. Jo sepse po vjen ky muaj i bekuar, ku mund të shtohen sevapet dhe ibadetet, por, thjesht, po vjen muaji që e shpëton thesin e grisur të pasurisë së BFI-së, e mbushë këtë thes i cili pstaj, për një vit të plotë do të rrjedhë në xhepat e Sulës dhe sulistëve. Dizhoni rraskapitet, Mulla Sula rritet e – dhitet!
– Nga imamë të Shkupit. Pasojnë nënshkrimet.