Djalli dhe avokatët e tij

Editorial nga Levizja Myslimane për Reforma në BFI

Tashmë për së dyti herë në afat kohor prej 4 viteve rrjetit social po i mungon “tablloidi elektronik” i njohur si TË GJITHË PËR ÇLRIMIN E BFI-së NGA SULEJMAN REXHEPI. Nuk funksionon më ky tablloid, dikush e fshiu, dikujt i pengonte aq shumë. Qindra e mijëra lexues të saj të rregullt do ta kërkojnë për të lexuar dhe për t’u informuar për ato gjëra që po ndodhin brenda dhe rreth BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi! Do t’ju mugojë kjo faqe. Megjithatë, synimi për çlirimin e BFI-së nga uzurpatorë e kriminelë perfidë vazhdon, myslimanët e vendit dhe më gjërë do të vazhdojnë të jenë me ne përmes kësaj adrese elektronike: Levizja Myslimane per Reforma ne BFI e cila do ta vazhdojë aktivitetin e faqes TË GJITHË PËR ÇLRIMIN E BFI-së NGA SULEJMAN REXHEPI!Si dhe në faqen Deshtimet e Sules.

Kjo faqe askujt nuk po i bënte keq, nuk po merrej me asnjë njeri normal! Në këtë faqe publikoheshin vetëm lajmet, shkrimet, analizat, komentet, intervista, që kanë të bëjnë me Sulejman Rexhepin, uzurpatorin e BFI-së, me zbardhjen e të gjitha veprimeve të tij kriminale në raport me BFI-në dhe myslimanët e vendit.

Kujt i pengonin këto shkrime, kujt i dhimbte më shumë nga këto shkrime, kush po shqetësohej aq shumë sa, i duhej që të kapet për vegzën e tradhëtisë dhe të pështjellet në parzmorin e leshtë të Sulejman Rexhepit?

Dikush mbase ka planifikuar që, të mblidhet tërë duhmi pezmatues kundër Mulla Sulës në këtë “tablloid”, dhe, pastaj, me një “delete” të fshihen të gjitha gjërat e shkruara, të zbythen ata që shkruajnë, të demoralizohen të gjithë dhe të heqin dorë nga luftimi i së keqes!

Dhe, kundër këtyre hapave kriminale është marrur paraprakisht masa, sepse, njerëzit seriozë ngrisin sprova të ndyshme, i nuhasin të gjitha intrigat, e ndjejnë nga larg dhe shumë kohë më parë tradhëtinë, rrezikun ndaj dhe, ndërmarrin masa paraprake! Nuk fshihet “arkivi elektronik” me një buton, siç fshihet arkivi i BFI-së me nja katër makina që natë e ditë bluajnë letra e dokumenta! Arkivi ektronik është botë më vete, botë që gjendet në xhepin e secilit, të mikut e të armikut, janë miliarda sirtarë elektronik ku gjendet i palosur arkivi qoftë ky edhe i dosjes “Sulejman Rexhepi”! Ja, po supozojmë se, armiqtë e TË GJITHË PËR ÇLIRIMIN E BFI-së NGA SULEJMAN REXHEPI, po ia arrijnë që t’i bombardojnë të gjithë ato miliarda sirtarë që fshehin dosjen “Sulejman Rexhepi” dhe po ia arrrijnë që të zhdukin çdo shkrim të shkruar kundër tij! Dhe, çka flet kjo? Asgjë përveçse që flet për tmerrin e Sulejman Rexhepit për t’u përballur me të vërtetat rreth tij! Angazhimi i kriminelëve për ta vrarë këtë të vërtetë, duke e fshirë atë nga arkivat elektronikë, me qëllim që kurrë të mos dihen aktivitetet kriminale nëpër të cilat ”u rrit” Sulejman Rexhepi, është vetëm një punë haram, një angazhim në cilësinë e “avokatit të djallit” për ta shpëtuar Sulejman Rexhepin! Po para Zotit – si do të dalin?

Para opinionit këto ditë do të dalë vëllimi i parë i shkrimeve të botuara deri më tani, shkrime që zbardhin karakterin, profilin, shpirtin, veprat mafioze, tradhëtinë e Sulejman Rexhepit, uzurpatorit të BFI-së! Natyrisht, këto vëllime do të arkivohen nëpër institucionet naionale të librit si dhe do të distribuohen nëpër biblioteka të ndryshme botërore. Le të urdhërojnë banditët e Mulla Sules dhe le të futen edhe nëpër këto institucione të librit dhe le ta zhdukin të vërtetë që flet për Sulejman Rexhepin deri sa të ekzistojë njerëzimi!

Ne, LËVIZJA MYSLIMANE PËR REFORMA NË BFI, shkojmë tutje, drejt realizimit të synimit tonë të shenjtë! Nuk synojmë asgjë përveçse nismës së reformave gjithëpërfshirëse në BFI, deri sa t’ia kthejmë dinjitetin dhe autoritetin këtij Institucioni tashmë të rrënuar deri në themel.    

Leave a Reply