Dramë në El Salvador, policia dhe ushtria e armatosur futen në Parlament

Policë dhe ushtarë të armatosur janë futur në parlamentin e El Salvadorit, duke kërkuar nga deputetët të miratojnë huanë prej 109 milionë dollarëve për përmirësimin e kushteve të punës dhe blerjen e pajisjeve të reja që ata i përdorin gjatë aksioneve.

Ata ishin futur në parlament derisa presidenti Naiub Bukele, që kishte propozuar huanë po bëhej gati t’i drejtohej deputetëve. Presidenti më herët u kishte dhënë afat prej shtatë ditëve deputetëve që ta përkrahin planin e tij për dhënien e huas.

E pasi që ishte konfirmuar që në seancë nuk ka kuorum, presidenti Buekel kishte thirr mbështetësit e tij të mblidhen para parlamentit, ku u shfaqën rreth 50 mijë  demonstrues proqeveritarë, shkruan BBC. Në anën tjetër deputetët e opozitës e kanë quajtur futjen e policisë dhe ushtrisë brenda parlamenti si akt frikësimi.

Siç raporton BBC, El Salvadori ka përqindjen më të madhe të vrasjeve në botë, kurse bandat e këtij vendi janë përgjegjëse për shumicën e vrasjeve mes bandave që ndodhin në Amerikën Qendrore.

Leave a Reply