Ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu, diplomati qe një dite me pare deklaroi se nuk do te gjeje qetësi derisa te përfundoje reforma ne drejtësi, ka zhvilluar sot nje takim me kryetarin e kuvendit Ilir Meta, qe zgjati si asnjëherë me pare plot 3 ore. Por edhe pse është e pazakonte një takim kaq i gjate i nje ambasadori me kryetarin e kuvendit Meta, asnjë prej protagonisteve nuk ka pranuar te japë komente rreth çështjeve qe janë biseduar. Vizita e ambasadorit tek zyra e Ilir Metës vjen pikërisht nje dite, pasi opozita vendosi te braktise punën per reformën ne drejtësi e kur qofte PD, qofte LSI folën per nevojën e nje zgjidhje politike per reformën ne drejtësi. Nga ana e tyre demokratet e bene te qarte se nuk do te bëhen pjese e komisionit derisa maxhoranca te pranoje nje zgjidhje per emërimin e anëtareve te institucioneve te drejtësisë, zgjidhje qe siguron pjesëmarrjen substanciale te opozitës. Dhe per ekspertin e nivelit te larte Enkelejd Alibeaj çdo proces për ndryshimin e Kushtetutës qe behet pa opozitën, nuk eshte reformim i sistemit te drejtësisë, por kapje e tij. Por ndërsa demokratet presin reflektimin e shumicës, ekspertet e Komisionit te Posaçëm Parlamentar dhe ata te Ministrisë se Drejtësisë kane vazhduar te punojnë per hartimin e paketes kushtetuese ne përputhje me rekomandimet e Venecias.
Donald Trump shpallet “Personi i Vitit 2024”
Revista prestigjioze “Time” ka shpallur Donald Trump si “Personin e Vitit 2024”, duke e vlerësuar rikthimin e tij politik si…