E dini për xhepin e vogël që gjendet në xhinset tuaja?
Po, atë që është i qepur menjëherë mbi xhepin aktual. A keni menduar ndonjëherë, apo e keni diskutuar me dikë se për çfarë shërben dhe pse gjendet ai aty? Si p.sh, cili është qëllimi kryesor i tij, për çfarë përdoret, përveç që të fusim ndonjë monedhë në të apo ndonjë letër të panevojshme, raporton lajmi.net.
Në rast se nuk e dini dhe nuk e keni menduar, atëherë mos u brengosni sepse disa tjerë e kanë përgjigjen.
Qysh në vitin 2012, dikush e kishte postuar këtë pyetje në një forum duke pyetur se për çfarë shërbente xhepi misterioz. Dhe siç duket, ky xhepi i vogël ka shërbyer shumë në të kaluarën. Ai shërben si xhep për orët e xhepit, transmeton lajmi.net.
Qysh në vitet e 1800-ta kaubojt i kishin mbajtur orët e tyre si zinxhirë në fyt, apo kudo. Për të i ruajtur ato që të mos thyhen, kompania Levi i kishte shpikur xhinset me xhepin e vogël, ku njerëzit do të mund ta mbanin orën e tyre të xhepit, transmeton lajmi.net.
Këtë e ka pohuar edhe vet Levi Strauss, duke treguar se ky shërbente si xhep për orët e xhepit, por gjithashtu edhe për tjera funksione, si për mbajtjen e kondomëve, monedhave etj.