“E papranueshëm”/ OBSH ngre alarmin dhe tregon arsyen që po zgjatet pandemia

Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan të papranueshëm ritmin e  vaksinimeve në Europë. Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge tha në një deklaratë se ritmi i nagdaltë i vaksinimeve po zgjat pandeminë.

“Vaksinat janë mënyra jonë më e mirë për të dalë nga kjo pandemi. Por lëshimi i këtyre vaksinave është i papranueshëm, i ngadaltë dhe po e zgjat pandeminë”.

Sipas OBSH-së, rritja aktuale e rasteve të koronavirusit në Evropë është shqetësuese.

Rritja aktuale e rasteve të koronavirusit në Evropë është më shqetësuesja për disa muaj”.

Ndërkaq 15 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson janë shkatërruar në Baltimore të SHBA-së për shkak të një gabimi njerëzor, duke shkaktuar vonesa në dërgesat e SHBA.

Lajmi raportohet nga New York Times, duke cituar burime federale. Impianti në fjalë menaxhohet nga Emergent BioSolutions, një partner i Johnson & Johnson dhe AstraZeneca. Përbërësit e dy vaksinave ishin kombinuar gabimisht, duke shkatërruar miliona doza të J&J dhe duke vënë në dyshim dërgesat e muajit tjetër në Shtetet e Bashkuara, të cilat supozohej të vinin nga Baltimore. Autoritetet sigurojnë për vaksinat J&J të shpërndara tashmë në SHBA, sepse janë prodhuar në Holandë.

Leave a Reply